Sunday, November 24, 2024

Kukësi-Partizani 2-1, prononcimet e trajnerëve kundërshtarë, Longo dhe Daja

Lexo

Diego Longo(Trajner i Kukësit)

“Para së gjithash dua të them se po luanim me një prej ekipeve më të mira në Shqipëri, bashkë me Tiranën është e tillë sa i përket cilësisë. Ata na njihnin, ne i njohim gjithashtu. Në fillim na bënë presing dhe nuk kishim aq shumë besim. Ndoshta edhe goli i shpejt ishte i vështirë për t’u pranuar. Por në pjesën e dytë e pamë njëri-tjetrin në sy dhe e kuptuam çfarë duhej të bënim. Treguam një karakter te fortë dhe nuk deshëm vetëm barazimin, por të fitonim dhe kjo është fitore që tregon karakter e personalitet. Është e qartë që duhet të përmirësohemi shumë. Punojmë shumë çdo ditë për këtë. Nuk e di se sa skuadra mund të rezistonin pas një goli të tillë. Ne u desh të rezistonim, ne nuk luajtëm shumë, por bëmë trysni. Sot e rëndësishme ishte personaliteti dhe karakteri i skuadrës. Mund të themi se Musta ndryshoi dy herë ndeshjen, në fillim dhe pastaj kur shënoi autogolin. Kush ishte gol më i bukur? Për Partizanin ishte i pari, për ne ishte i dyti. Ky grup që në fillim luftoi kundër shumë gjërave dhe të arrijmë në Krishtlindje të bashkuar, të lumtur, është shumë e rëndësishme dhe është me e rëndësishmja. Më e mira për veten është të luftojmë ndaj Vllaznisë. E meritojmë, e kemi treguar se me personalitet mund të arrihet në këto nivele”.

Ilir Daja(Trajner i Partizanit)

“Duhej ta kishim përfunduar pjesën e parë në avantazh goxha më të madh se kishim raste para portës. Sigurisht në pjesën e dytë fituan territor, por gabimi ishte në golin e dytë. Ishte gabim taktik i joni, pa diskutuar autogolin se të vjen keq të humbësh një ndeshje të tillë. Nuk kishim çfarë të ndryshonim se rastet e goditjet në portën tonë nuk kishte nga kundërshtarët. Në golin e dytë ishte goditja e parë në portë e kundërshtarit. Kemi bërë një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë ku duhej të shënonim më tepër se një gol se kishim raste pothuajse në çdo moment. Kështu është futbolli, nëse nuk shënon do ta pësosh edhe me autogol. Të gjithë u demoralizuan dhe bënë atë gabim te goli i dytë që merr topin pranë anësores dhe shkon deri në zonën e golit. Mbajmë përgjegjësi ne se ekipi ishte vendosur gabim në fazën e mbrojtjes. Përderisa shpërdorojmë shumë gola, duhet që me lojtarët që kemi të jemi më të qetë para portës. Në disa momente mund të jemi më altruistë e shërbejmë njëri-tjetrin se përderisa krijojmë kaq shumë, lojtarët bëjnë diçka që shkojnë në zonë. Por pjesa e finalizimit është anë psikologjike se nëse do të kishim pikët që na mungojnë në fazën e parë, ndoshta finalizimi do të ishte edhe pak më i mirë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img