Saturday, November 23, 2024

KF Murlani, surpriza e kategorisë së dytë. Ekipi simpatik që kërkon të parën!

Lexo

Më pak se dy vite nga formimi, dhe KF Murlani shndërrohet në një nga emrat simpatikë të futbollit shqiptar. Start debutues një vitë më parë në Kategorinë e Tretë të futbollit shqiptar duke u kualifikuar menjëherë në të Dytën. Një kategori që ka në listën e konkurimit emra të njohur të futbollit shqiptar, e cila me luftën e fortë sportive që treguan në fazën e parë krijoi jo pak emocione.

E megjithatë, murlanasit e dirigjuar nga një emër i njohur i futbollit shqiptar, si Altin Xhahysa, më herët si futbollist kampion, tashmë edhe një trajner me përvojë, fillimisht tek Vllaznia B dhe Akademia Vllaznia, kanë bërë më të mirën e mundshme.

Renditja, Murlani mes 5 më të mirëve të kampionatit

Dhe, kjo tregohet qartë, kur pas fitores së thellë 5-0 ndaj Shënkolllit me dy dopietat e kapitenit Vildan Kaçubela dhe të riut Brendon Stafa, dhe një nga Arlendo Dodani, në mbyllje të fazës së parë, Murlani renditet mes 5 skuadrave më të mira. Me një bilanc pozitiv,19 pikë të grumbulluara, 6 fitore dhe 1 barazim, me 20 gola të shënuar dhe 10 të pësuar, murlanasit kanë bërë më të mirën e tyre në këtë fazë të parë të kampionatit. Me një pikë më shumë, mbi Murlanin, në vend të katërt është Veleçiku me 20 pikë, skuadër kjo e traditave dhe e mirëorganizuar këtë sezon futbollistik për t’u rikthyer në të parën. Ndërkohë, që në krye është Luzi 2008 me 25 pikë, Gramshi i dyti me 24 dhe Oriku i treti me 23 pikë. Pozicioni aktual në vendin e pestë të renditjes, meriton respek për KF Murlanin duke qënë brenda objektivave dhe madhe edhe të tejkaluara duke pasë parasysh përvojën fare të pakët të këtij klubi. Megjithatë, edhe pse zyrtarisht nuk është se janë shprehur, në kampin murlanas, objektivi për t’u kualifikuar sa më shpejt në kategorinë e parë, vazhdon të jetë objektiv që e kanë shpalosur më herët. Dhe, pse jo, me rritjen dhe formatimin e skuadrës, por edhe të klubit, në një të adhme jo shumë të largët, KF Murlani ta shikojë veten në kategorinë Superiore, çka do të ishte një lajm fantastik për zonën në fjalë dhe gjithë rajonin verior.

Protagonistët e suksesit

Të jesh mes pesë skuadrave më të mira të kampionatit, duke lënë pas skuadra të tilla, si Elbasani, Iliria, Shënkolli, Klosi, Bulqiza, Ada dhe Internacional, nuk është pak. Dhe, kjo meriton një vlerësim dhe përgëzim publik për  të gjithë kampin murlanas që dirigjohet nga trajneri Altin Xhahysa, dhe që në mbështetje ka një presidencë super korrekte me vëllezërit, Përparim dhe Bledar Rraboshta.

Natyrisht, që meritë të veçantë në këtë suskses kanë futbollistët, ato që kanë luajtur në fushën e lojës.  Erind Selimaj, Rigers Sekja, Olsi Shema, Markeljan Pali, Gabriel Noroha, Vahedin Pepa, Sabjan Kraja, Arlendo Dodani, Vildan Kaçubela, Ari Djepaxhia, Arsid Temja, Senad Lekaj, Sajmir Hyseni, Brendon Stafa, Brajan Stafa, Devi Mballani, Bekim Muriqi Edson Gerti,  Juljan Hasa, Festim Lani, përfshirë edhe Brendon Smajli, Eriol Krymi dhe Denis Qokaj, që janë aktivizuar më herët, janë emrat e futbollistëve që kanë kontribuar gjatë këtij sezoni futbollistik për ngjyrat e Murlanit.

Infrastruktura

Aktualisht, KF Murlani, me të gjithë ekipet që ka në dispozicion, ekipet e para për meshkuj dhe femra, si dhe ekipet zinxhir të të gjitha kategorive të moshave ushtron aktivitetin në fushën sportive të Barbullushit. Fusha tradicionale e kahershme e kësaj zone, ku falë investimit të presidences “Rraboshta”, mjedisi është kompletuar me gjithçka nevojitet sipas kërkesave liçensuese të FSHF-së. Por, për të ecur më tej me kohë dhe kërkesat për formatimin e një klubi profesionist, kërkohen kushte të tjera edhe më të mira. Dhe për këtë, drejtuesit e klubit kanë gati zbatimin e projektit, ku në bashkëpunim me qeverisjen vendore pritet të ndërtohet një kompleks sportiv modern, jo vetëm për zonën në fjalë por për t’i shërbyer më gjërë sportit shkodran në tërësi. Duke qënëdruar tek infrastruktura, kurrsësesi nuk mund të anashkalohet kompleksi turistik, “Gardenland Resort”, pronë e vëllezërve Rraboshta, i cili duke qënë edhe fare pranë fusëhs sportive, është shndërruar si një shtëpi të dytë për të gjithë pjesëtarët e KF Murlani. Jo vetëm për trajtimet e shpeshta në restorantin përkatës, por edhe për akomodimin në hotel të sportistëve, sidomos të huajve si dhe të tjerëve që vijnë nga rrethet, përfshirë këtu edhe futbollistet femra që luajnë për Murlanin në Superligën e futbollit të femrave.

Merkato

Për fazën e parë të kampionatit, tekniku Xhahysa bëri më të mirën e tij, ku me lojtarët që kishte në dispozicion, përfshirë edhe portjerin me përvojë Selimaj, i cili la kampionatin kosovar për t’iu bashkuar projektit të Murlanit, ekipi u rendit mes 5 më të mirëve të kampionatit të kategorisë së dytë, grupi A. Megjithatë, duke ditur që faza e dytë që luhet pas ndërrimit të viteve, pritet të jetë edhe shumë më e dyluftuar se e para, presidenca “Rraboshta” ka vendosur që të mbështesë skuadrën duke e përforcuar me element të rinjë cilësor. Dhe, ndonëse akoma nuk është hapur merkato e janarit, hapi i parë është  bërë me mbërritjen e pesë futbollistëve brazilianë, të cilët pasi janë akomoduar menjëherë në mjediset komode të Gardenland Resort të Barbullushit, janë vënë menjëherë në dispozicion të teknikut Xhahysa, pas testimit të cilit do të merret vendimi përkatës për qëndrimin, apo jo në skuadër.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img