Fitorja dramatike që Vllaznia realizoi në sekondat e fundit të shtesës mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Tiranës me rezultatin 3 me 2 ka entuziasmuar pa masë opinionin sportiv shkodran. Festa ka shpërthyer menjëherë pas ndeshjes, jo vetëm në qytetin verior, por kudo që Vllaznia ka fansat e saj, brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e atyre që e kanë shijuar këtë fitore të kuqebluve janë edhe ish futbollistët shkodranë, ato që jo shumë larg në vite kanë dhënë shumë për fanelen kuqeblu në fushën e lojës. Njëri prej tyre është edhe Ilir Kepa, ish futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares së Shqipërisë, që në vazhdim, pas largimit nga Shqipëria, vijoi me shumë sukses karrieren e tij sportive në Belgjikë.
Dita e shtunë ka qënë e shoqëruar me shumë emocione për të, gjë që e shprehë edhe në rrjetin social FB me postimet e tij, para dhe pas ndeshjes.
….Fat të mbar Vllaznise sot në ndeshjen kunder Tiranes….
Ky është urimi që Ilir Kepa përcjellë në FB përpara fillimit të ndeshjes, Vllaznia-Tirana, urim që duket se ka qënë me shpirtin e një ish futbollisti që Vllazninë, e ka pasur dhe vazhdon ta ketë në zemën e tij. Ndërkohë, pasi fundi i takimit ka fiksuar rezultatin 3 me 2 në favor të Vllaznisë, Ilir Kepa lëshon mesazhin tjetër nga Belgjika ku jeton me familjen e tij.
…….Hera e par që e pash sot Vllaznine
mbas 30 vitesh dhe desht zoti ma plotesoi deshiren mu dhe gjithë tifozave kuq e blu
Suksese klubit…..
Mesashi për babain, shkodranin e mirënjohur, Estref Kepa…
“Nji premtim që ja bana babes dhe nuk u mbajt nga ana ime.
Ja edhe pse vllaznine e du shumë.
Në tre vitet e fundit pasi u rradhita në golshenusat më të mire të vendit dhe mbasi kisha shënu rreth 90-100 gola duke perfshi edhe kupat e rrepublikes(1988,1989) (1889,1990)(1990-1991)i premtova babes që do të shenoja deri në fund të karrieres rreth 200, 250 gola minimumi për vllaznine. Diten kur vendosa ta braktisi shqipërine mbas ndeshjes me francen, 5 dite para i thash babes se nuk du me ik dhe se do ta nderoj fjalen që të kam dhane dhe se ti do të jesh krenar me mu deri sa të kesh frymen, më pau në fytyre dhe ju derdhen lote.
Me tha.. Un jam mir kur ti je mir,un jam krenar kur shkodra asht krenare me ty, shko dhe ta prifte zoti mar dhe
Vllaznine mbaje në zemer gjithmone, kyt mos e harro…, i fshiu lotet në sy dhe bani sikurse nuk kishte kurgja.
E braktisa vllaznine me 16 gola, në kry të golshenusve të shqiperis dhe mbeteshin akoma 3 muj Kampionat.
Sa gola do kisha shënu at vit…?
Po edhe 10 vite mbrapa….?
Asnjeri nuk mund ta dije tamam, por nji gja jam krenar, që baba asht krenar me mu edhe pse fjala nuk u mbajt.
Ja dedikoj babes tem
Istref kepa. Idolit tem numer 1.
Dhe tifozave kuq e blu.
Një shtes të vogel sa për nostalgji.
(imagjinoni nji sekond po sikur të kisha pas afer mejet maradonen e vllaznise, Lulzim Bersheni. Cila mbrojtje në shqiperi do të na kishte ba ball për 15 vjet rresht.)
Me rrespekt tanve.”
Gaspër MARKU