Saturday, November 23, 2024

Vllaznia, më e mira e 2021-shit. Katër trofe në mbrëmjen ceremoniale të fundvitit

Lexo

Megi Doçi, Erdenis Gurishta, Mevlan Adili dhe Thomas Brdariç janë pjesë e listës së më të mirëve të vitit 2021.

Kuarteti i Klubit të Futbollit Vllaznia ishte pjesë e një aktiviteti shumë interesant zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet, aty ku Federata Shqiptare e Futbollit SHF në bashkëpunim me RTSH-në organizoi ceremoninë e nderimit të më mirëve të sezonit 2020-221.

Sulmuesja famoze e Vllaznisë në futboll ferma, Megi Doçi, më e mira golashënuese e Kampionatit Kombëtar, njëkohësisht edhe kapitene e kombëtares së Shqipërisë është nderuar me “Topin i Artë”.

Më pas ka qënë radha e një tjetër përfaqësuesi të kampit kuqeblu, kapitenit të Vllaznisë, Erdenis Gurishta, i cili është shpallur “Mbrojtësi i djathtë më i mire i vitit 2021”.

Një tjetër pjesëtar i Vllaznisë është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit. Ai është është shqiptaro-maqedonasi, Mevlan Adili, i cili është shpallur si  “Qndërmbrojtësi më i mire i vitit 2021”.

Me votat e gazetarëve sportive, trajnerëve dhe specialistëve të futbollit, në krye të njëmbëdhjetëshes më të mirë të vitit 2021 është përzgjedhur, gjermano-kroati i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç duke u cilësuar si “Trajneri më i mirë i vitit 2021”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img