Sunday, November 24, 2024

Lajm i mirë për Akademinë Vllaznia. Tapeti i “Reshit Rusit” drejt përfundimit, pas një jave funksional

Lexo

Në fak ishte prashikuar që në fund të vitit të kaluar tapeti me bar artificial i stadiumit “Reshit Rusi” të ishte gati që ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia të zbrisnin në fushën e tyre. Megjithatë, dhjetëditëshi i parë e janarit 2022 duket se do të përmbyllë punimet për shtrimin e tapetit të ri.

Foto që shoqëron shkrimin flet vetë. E gjithë sipërfaqja e fushës së futbollit është e mbuluar nga tapeti i gjelbërt që nga konstatohet është e një cilësie tejet të mirë. Specialistët përkatës të terreneve sportive po vijojnë punën për të mbyllur edhe detajet e fundit.

Konkretisht, për të qënë gati plotësisht, tapetit duhet t’i shtohet sipër edhe një shtresë rëre profesionale e përzier me copëza gomine, të cilat siç theksuan vete specialistët përkatës bëjnë amortizimin e kontaktit të takave të futbollistëve me vete terrenin.

Ndërkohë, një proçes tjetër që kërkon kohën e duhur është edhe mbushja e pjesëve anësore përrreth fushës së lojës, e cila akoma nuk është kapur në dorë. Në vijim do të jetë edhe proçesi i vijëzimit me ngjyrën e bardhë përgjatë të gjithë fushës, ndërkohë që mbetet për t’u sistemuar edhe pjesa pankinave të të dy ekipeve si dhe ajo e vëzhguesve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Të gjitha këto, sipas vetë punonjësve që ishin në terren pritet të përfundojnë brenda një javë, që do të thotë se fusha do të jetë gati deri më datë 10-të janar. Padyshim, që ky është një lajm shumë pozitiv kryesisht për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia si dhe ato të femrave, të cilët prej më shumë se tre muajsh kanë qënë të detyruar të sterviten, por edhe të zhvillojnë ndeshjet zyrtare në terrenet periferike të qytetit.

Por, në të njëjtën kohë, vënia në funksioni e stadiumit “Reshit Rusi” është një lajm po aq i mirë edhe për trajnerin Brdariç, i cili vazhdimisht ka ngritur shqetësim, mungesen e terreneve stervitore. Kështu që, me vendosjen e tapetit të ri, Vllaznisë së madhe me në krye Thomas Brdarç, i krijohet mundësia, që sidomos për ditët më shi ta kenë në dispozicion këtë terren për të mos përfunduar në kalçeto.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img