Ekipet shqiptare po vazhdojnë me lëvizjet e tyre në merkaton e dimrit. Rubin Hebaj i është bashkuar Teutës. Kampionëve në fuqi i është larguar një qendërmbrojtës si Adolf Selmani.
Hebaj ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës që nga janari i viti të kaluar dhe me kuqezinjtë fitoi titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Por pas kësaj eksperience, teksa nuk gjente hapësirat që dëshironte në sezonin aktual, ai i është bashkuar përsëri durrsakëve.