Monday, November 25, 2024

Partizani zyrtarizon Dritan Mehmetin në krye të skuadrës së parë

Lexo

Është zyrtare. Partizani do të drejtohet nga Dritan Mehmeti deri në fund të sezonit. Të kuqtë e gjetën zgjidhjen brenda familjes. Mehmeti ka qene në stafin drejtues të ekipit të parë, por u komandua në ekipet zinxhir dy vite më parë për mosmarrëveshje me trajnerin italian Franco Ledra. Mehmeti drejtoi Partizani B, ndërsa këtë sezon ishte në krye të 21-vjecarëve të klubit të kuq. Emri i Mehmetit u përfol menjëherë pas lajmit të largimit të Ilir Dajës, ku drejtuesit vlerësojnë tek ai korektësinë profesionale, të cilën e ka shfaqur edhe në detyrat e tjera të mëparshme, qoftë tek Partizani, por më herët edhe tek Dinamo, ku edhe është rritur profesionalisht.  Në karrieren e Tan Mehmetit bën pjesë edhe periudha kur ai shërbente si zv.trajner në kombëtaren U-19 që aso kohe drejtohej nga Ramadan Shehu.

“𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀𝐍 𝐌𝐄𝐇𝐌𝐄𝐓𝐈 𝐌𝐄𝐑𝐑 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐒𝐊𝐔𝐀𝐃𝐑𝐄̈𝐒

Nisin sot zyrtarisht përgatitjet për vitin 2022

Me fillimin e vitit të ri 2022 ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet në drejtimin e Dritan Mehmetit. Pjesë e familjes së kuqe nga sezoni 2018 – 19 sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e zv. trainerit, Mehmeti ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21.

Nën drejtimin e trainerit Mehmeti sot ekipi ka zhvilluar seancën e parë në orën 11:30 në ambientet e kompleksit sportiv “Fooball Republic” për takimin ndaj Egnatias.”, thuhet në deklaratën zyrtare që klubi i të kuqve publikoi në rrjetet sociale.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img