Nedim Bajrami e ka nisur me këmbën e mbarë vitin e ri 2022, teksa në ndeshjen e parë për këtë vit, shqiptari ka arritur të gjejë golin e avantazhit për Empolin, në sfidën e zhvilluar në transfertë ndaj Lacios, që përfundoi me rezultatin 3-3.
Që në minutën e gjashtë të takimit, portieri i Lazios dhe njëkohësisht edhe gardiani i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Bajramit, me këtë të fundit i cili ia del të fitojë një penallti dhe që e ekzekuton në mënyrë të saktë, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.
Ky është goli i pestë i mesfushorit shqiptar në Serinë A me Empolin përgjatë këtij sezoni futbollistik, me Bajramin që po tregon cilësitë e tij ndeshje pas ndeshje.
Ndërkaq, Bajrami i cili luajti për 63 minuta nuk ishte i vetmi lojtar i Kombëtares që u aktivizua në këtë sfidë, teksa u aktivizua si titullar edhe Ardian Ismajli te skuadra e Empolit, ndërsa te lacialët, Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj e nisën nga minuta e parë.