Thursday, September 19, 2024

Kampionët e peshëngritjes Calja dhe Qerimaj, priten nga Ministrja Kushi

Lexo

Dy peshëngritësit medalistë të botërorit, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, kanë qenë të enjten, mysafirë të Ministres së Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi. “Është gjithmonë kënaqësi të takosh kampionë si Brikeni dhe Erkandi, të cilët na kanë bërë krenarë me arritjet dhe medaljet në kampionate ndërkombëtare”, – shkruan Ministrja në një postim të saj në profilin e saj në rrjetet sociale.

“Këta djem kampionë, por edhe prindër e familjarë të mrekullueshëm, kanë një karrierë plot sakrifica, sfida, fitore dhe medalje, që shërbejnë si frymëzim për shumë të rinj e të reja për të ndjekur rrugën e tyre të suksesit, – vijon më tej Kushi. – Ministria e Arsimit dhe Sportit do të vazhdojë të qëndrojë pranë sportistëve elitarë, duke patur bindjen e plotë që së bashku do të kemi edhe shumë fitore dhe suksese të tjera.”

Në takimin me Ministren Kushi, dy sportistët kuqezi shoqëroheshin nga trajnerët e tyre përkatës, por edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Më heret, kampionët e peshëngritjes janë pritur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img