Vllaznia dhe Prishtina nuk do përballen në miqësore. Ishte e programuar për nesër në 14:00 në “Loro Boriçi”, por planet për shkodranët janë prishur. Kjo ndeshje u anullua sepse ekipi kosovar kishte probleme shëndetësore me disa prej futbollisteve te tij dhe si rrjedhojë e kishte të pamundur për të udhetuar drejt Shkodrës.
Vllaznia ka gjetur një kundërshtar tjetër për miqësoren. Në vend të Prishtinës, kuqeblutë do të luajnë neser kundër Terbunit në të njëjtën orë dhe të njëjtin stadium, në 14:00 ne “Loro Boriçi”. Pukjanët do të vihen përballe shkodranëve në testin e tyre të fundit në prag të sfidës së kampionatit me Tiranën.
Kjo ndeshje do t’i shërbejë më shumë trajnerit Brdariç si një provë gjenerale në prag të sfidë me bardheblutë, sesa Beqirit sepse kampionati për këtë të fundit nis pak më vonë dhe do të ketë më shumë kohë në dispozicion per të përgatitur skuadrën.