Kupa e Shqipërisë-Luhen dy duelet e para të Turit të Dytë: Laçi-Shiroka 3-0 dhe Skënderbeu-Apolonia 2-1 në shtesë

Kupa e Shqipërisë-Luhen dy duelet e para të Turit të Dytë: Laçi-Shiroka 3-0 dhe Skënderbeu-Apolonia 2-1 në shtesë

Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë luajti sot dy ndeshjet e para me dy duele interesante:  Laçi-Shiroka dhe Skënderbeu-Apolonia.

Në sfidën e luajtur në stadiumin e Laçit, kurbinasit e kategorisë Superiore të drejtuar nga trajneri shqiptaro-maqedonas Qatip Osmani kanë siguar kualifikimin me një fitore të pastër me rezultatin 3 me 0 ndaj Shirokës që luan në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë. Tola zhbllokoi ndeshjen për kurbinasit në pjesën e parë, ndërsa Nerguti dhe Bibo shënuan për vendasi në pjesën e dytë në një ndeshje të dominuar tërësisht nga ekipi laçjan, i cili në turin e tretë do të ndeshet me Tiranën.

Një duel tjetër mes dy skuadrave që luajnë në kategori të ndryshme, ishte edhe ai i luajtur në Korçë në mes Skënderbeut vendas të Superiores dhe fierakëve të Apolonisë të kategorisë së parë. Në barazim 0 me 0 është mbyllur koha e rregullt prej 90-të minutash, ndërkohë që koha shtesë ka dhuar tre gola. Fierakët shënojnë të parët në shtesë me autor Sulën, por korçarët përmbysin gjithçka me dy golat e shënuar nga Ndiaye dhe Drame dhe fitojnë gjithë takimin 2-1 duke u kualifikuar përmes drithërimave dhe lufte të fortë sportive deri në fundin e krejt takimit. Kualifikim ky i korçarëve që i çon në turin e tretë do të kenë përballë Partizanit në një duel superiore.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe