Thursday, November 28, 2024

Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër, orët e fundit të përfundimit për investimit e ri

Lexo

Të filluara përmi tre  muaj më parë, punimet rikonstruktuese në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës janë në proçesin final. Specialistët e terreneve sportive, të cilët janë duke i dhënë dorën e fundit bëjnë të ditur se janë orët e fundit të punës që po bëhet për sistemimin e pjesëve anësore dhe me fillimin e javës së ardhshme ai pritet t’i dorëzohet institucionit të Bashkisë, që njihet si pronari i ligjshëm i këtij objekti. Rikostruktimi në fjalë, ku pjesën kryesore e ka zënë shtrimi i tapetit të ri, është një investim i Federatës Shqitare në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër

“Stadiumi “𝑹𝒆𝒔𝒉𝒊𝒕 𝑹𝒖𝒔𝒊”

𝑭𝒆𝒅𝒆𝒓𝒂𝒕𝒂 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒆 𝑭𝒖𝒕𝒃𝒐𝒍𝒍𝒊𝒕 është duke përmbyllur investimin e radhës infrastrukturor. Stadiumi “Reshit Rusi” në Shkodër i është nënshtruar rikonstruksionit, që përfshin vendosjen e një tapeti të ri dhe përmirësimin e nënshtresave të fushës, duke mundësuar një fushë shumë cilësore që brenda pak ditësh do të jetë në dispozicion të klubit Vllaznia.”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për median, Zyra e Shtypit e FSHF-së.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img