Monday, November 25, 2024

FSHF merr vendimin për përplasjet e tifozëve në derbin Partizani-Tirana

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit, ka marrë ditën e sotme vendimin për përplasjet që ndodhën pas fundit të sfidës midis Partizani-Tirana.

Kjo ngjarje është shqyrtuar në komisionin e disiplinës, për sa i përket akteve të turpshme të tifozëve në derbi. Kjo sfidë u ndërpre dy herë dhe në fund kishte dhe përplasje fizike. Por duket se disiplina ka vendosur që t’i ndëshkojë vetëm me gjobë skuadrat përkatëse dhe të dëmshpërblejnë dëmet në stadium.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 11.01.2022

  • FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  • FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  • 2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  • KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  • 3. Zyrtari i Besëlidhja, Gjok Noka, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  • 4. Lojtari i Maliqi, Abbey Agbodzie, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • 5. Lojtari i FC Kinostudio U-17, Egin Bajraktari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • 6. Rrëzimin e kërkesës së Manchester Junited 5×5, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img