“Ditën e sotme, zemra e Mjeshtrit te Madh Ramazan Rragami, ka pushuar së rrahuri. Një lajm shumë i trishtë për Shkodrën e Shqipërinë, për futbolldashësit që perjetuan magjitë e Rragamit të madh.
Kampion në fushën e blertë por edhe si trajner i Vllaznisë dhe ekipeve kombëtare. Mjeshtri Ramazan Rragami ishte personifikim i qytetarisë shkodrane dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë me respekt!
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë botës së madhe të futbollit! I paharruar për brezat Ramazan Rragami!”, shkruan Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi në mesazhin ngushëllues të ndarjes nga jeta të Mjeshtrit të Madh të futbollit, Ramazan Rragami postuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.