Vllaznia-Tirana 0:0
Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiraçe, Hoxhallari, Ismaijgeci; Totre, Limaj, Toli; Seferi, Hoti, Xhixha. Trajner: Orges Shehi
Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Adili, Fallou, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Kruja; Da Silva, Latifi; Aralica. Trajner: Thomas Brdariç
E shtunë, 15 janar 2022, ora 19.45, Stadiumi ‘Air Albania” Tiranë
Një Vllazni fantastike është parë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” të kryeytetit. Ndonëse luanin përballë Tiranës vendase dhe kryesuese e kampionatit të Superiores së futbollit shqiptar, kuqeblutë e drejtuar nga Thomas Brdariç kanë qënë zotër të fushës që nga minuta e parë deri në të 90-tën. Një lojë plotë ritëm që e mbajti Tiranën nën presion gjatë të gjithë ndeshjes, por që goli nuk u arrit të shënohej. Një ndeshje që me plot gojën duhet thënë se Vllaznia humbi dy pikë shumë të rëndësishme në transfertën kryeqytetase. Ndërsa, Tirana, e cila zhvilloi një ndër lojrat më të dobëta të saj në këtë kampionat, ka të drejtë t’i gëzohet, madje shumë marrjes së një pike në këtë ndeshje.
Nderimi për Rragamin e madh!
Lajmi për ndarjen nga jeta në moshën 77 vjeçare të Mjeshtrit të Madh të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami, u shoqërua me një ceremoni nderuar për këtë figurë të shquar të futbollit shqiptar. Përpara ndeshjes, skuadrat, arbitrat dhe të gjithë të pranishmit në stadium, mbajtën 1 minutë heshtje, ndërkohë që portreti i tij u shfaq në tapetin e gjelbërt dhe më pas qëndroi gjatë të gjithë kohës në pisten e stadiumit, ku në një farë mënyre dukej sikur po shijonte klasiken e futbollit shqiptar, të cilën ka pasur rastin ta interpretojë sa e sa herë gjatë karrieres së tij sportive.
Pjesa e parë
Vetë rreshtimi në fushën e lojës të futbollistëve të tij, dukej qartë që trajneri Brdariç e ka filluar lojën me strategjithë e presingut ndaj kundërshtarit, gjë që u vërejt me sulmet e shpeshta dhe të shpejta, pjesë të cilit nuk ishin vetëm lojtarët ofensiv, por edhe mesfushorët, të qëndrës dhe krahët, të cilët mbështeteshin mjaft mirë edhe nga prapavija. Dominimi është aq i dukshëm sa pritej që goli do të vinte shumë shpejt, por realisht nuk erdhi në asnjë moment, kjo edhe për meritë portjerit vendas Bekaj, por edhe për nxitim të vetë kuqebluve në veprimet finale përpara portës kundërshtare. Tirana mund të mbetej me dhjetë lojtarë në fushën e lojës në një rast përplasje mes mbrojtësit bardheblu Behiratçe dhe Aralicës së Vllaznisë të ndodhur në minutën e 37-të. Pretendohet për një dorë të futbollistit bardheblu që godet Aralicën duke e rrëzuar në tokë ku kryesori Jorgji sinjalizohet nga sustemi VAR. Jorgji e vëzhgon mbi tre minuta rastin në fjalë në monitor, dhe më pas bën me shenjë që loja të vazhdojë.
Rasti Da Silva dhe reagimi publik i tij!
Është minuta e 24’. Braziliani i Vllaznisë, Viktor Da Silva dëmtohet në pranë vijës anësore duke marrë një të çarë në fytyrë. Stafi mjekësor është menjëherë në ndihmë të tij duke i dhënë ndihmën e shpeëjtë. Në pankinë janë të alarmuar për gjendjen e tij. Një gjestikulacion me dorë i Latifit drejt stolit kuqeblu kuptohet nga stafi që Da Silva nuk ia del dhe duhet ndërruar. Boshnjaku Mustedanagiç ngrihet menjëherë në nxemje në pritje të situatës së brazilianit. Rikuperimi vonon dhe duket se në stol janë të bindur që Da Silva nuk është më në gjendje të luajë, ndaj lëshojnë në fushën boshnjakun duke konsumuar kështu ndërrimin e parë kuqeblu. Suprpriza, apo çudia shfaqet më pas kur Da Silva është ngritur dhe në prani të stafit mjeksor fillon të rregullojë getit dhe shikon nga fusha duke kërkuar të vazhdojë lojën në formacionin kuqeblu. Ai, por edhe stafi mjekësor nuk e ka parë aktivizimin e Mustadanagiç dhe kur ia bëjnë me dije se çfar ka ndodhur, Da Silva reagon, madje irritohet keq, gjë që e shpreh jo vetem me gjestikulacione, por edhe me shprehje me tone të larta në adresë të stafit teknik. Të gjithë këto konstatohen qartë nga të pranishmit në stadium, por edhe të fiksuara nga kamera televizive. Një rast aspak i këndshëm ky që meriton një analizë serioze, pasi ndodhë në një klub profesionist dhe me staf me përvojë.
Pjesa e dytë
45 minutat e dyta shfaqin në fushën e lojës një Tiranë më ndryshe nga pjesa e parë. Futbollistët e saj fillojnë të qarkullojnë topin, prodhojnë lojë dhe nisin të shikojnë drejt portës së Vllaznisë. Të duket se kjo pjesë do të jetë e tyre, por nuk zgjat shumë kjo situatë, sepse është përsëri Vllaznia që merr frenat e lojës në dorë. Ndërrimet e kryera duke freskuar formacionin e bëjnë edhe më të fortë skuadrën, e cila e kërkon me insistim golin e avantazhit. Tirana është tërësisht e tërhequr prapa duke ripërsëritur shenjat e pjesës së parë dhe detyrohet të pranojë presionin e Vllaznisë, që vetem fati nuk e çon tek goli i fitores. Vërshëllima e fundit e arbitrit Jorgji fikson barazimin 0-0. Rezultat, padiskutim aspak i drejtë, pasi me epërsinë e padiskutueshme në fushën e lojës, Vllaznia meritonte më tepër. Kësisoj, duhet thënë se Vllaznia humbi dy pikë në kryeqytet, ndërkohë që bardheblutë duhet t’i gëzohen marrjes së kësaj pike, e cila vazhdon ta mbajë në krye të renditjes me të nëjtët diferenca 5 ndaj Laçit që barazoi sot në Korçë me Skënderbeun dhe 8 ndaj Vllaznisë që e kishte përballë sot në “Air Albania”.
Gaspër MARKU