Monday, November 25, 2024

Brazilianet e Murlanit në stervitje, trajneri Parmeza fillon testimin me grupin

Lexo

Kanë mbërritur mesnaten e së premtes në Shqipëri,  dhe menjëherë pesë futbollistet braziliane janë shfaqur në fushën stervitore të Barbullishit.

Bëhet fjalë për Milena Santos Siula, Micheli Dos Santos, Rhaizza Luiz Cabral, Alexsandar Bispo Santana dhe Yasamin Mila Reis, të cilat janë vënë nën urdhrat e trajnerit Arben Parmeza.

Fillimisht, një bisedë prezantuese me pjesën tjetër të grupit në mesin e fushës, dhe më pas ka filluar trajningu, ku për rreth 120 minuta ngarkesat nuk kanë qënë të pakta.

Ndonëse është herët për të folur, burime pranë stafit teknik si dhe presidencës së Murlanit, bëjnë të ditur për Veriu Sport se sinjalet e para janë pozitive. Por, gjithësesi ditët në vazhdim, dhe sidomos një miqësore përgatitore që pritet të zhvillohet nga mesi i javës së ardhshme, mund të jetë testi kryeso për futbollistet e ardhura nga Brazili.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img