Sunday, May 5, 2024

Incidenti me tifozët në “Air Albania”-klasikja Tirana-Vllaznia, 0-0

Lexo

Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit. Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Kjo e fundit me vështirësi arriti të ndalonte tifozët e Tiranës që shkaktuan kaosin, ndërsa më pas rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.

U prit deri sa situata të qetësohej, teksa fragmenti i dytë i lojës filloi me 15 minuta vonesë. Në momentin që gjithçka u vendos në kontroll, edhe forcat e rendit, të pozicionuara, te tribuna ku ndodhi përplasja, u detyruan të largoheshin dhe më pas gjithçka shkoi në normalitet.

Policia arriti të identifikonte disa prej tifozëve që shkaktuan këto trazira, duke i shoqëruar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img