Wednesday, November 27, 2024

Abissnet Superiore, java 16-të mbyllet me duelin e sotëm, Kukësi-Dinamo

Lexo

Kukësi-Dinamo, është çifti i fundit që mbyllë javën e 16-të të Kategorisë Superiore, duel i cili do të luhet sot në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 16.45. Nga sa bëhet e ditur, në prag të kësaj ndeshje kampi kukësian u përfshi me disa lojtar dhe anëtarë të stafit dolën pozitiv në testet “Covid-19”. Ndaj, mbetet për t’u parë, se si do të forma fizike e  lojtarëve që u preken më herët nga Covid U-19. Pozotive për trajnerin Italian Diego Longo është zyrtarizimi i sulmuesit potent Vasil Shkurtaj që pritet të jetë që sot në fushë me uniformën e verilindorëve.Ndërkohë, në kampin tjetër kundërshtar të Dinamos, duket se situata është më pozitive kur bëhet fjalë edhe për përforcimet e merkartos së janarit.

Nga sa bëhet e ditur, takimi Kukësi-Dinamo do të gjykohet nga një treshe tiranase  me arbitër kryesor  Juxhin Xhajën e stemës së FIFA-s , duke pasur si asistentë Dojando Myftari dhe Mario Shazivari, si dhe arbitër të katërt, Olsion Yzeiraj nga Patosi. Në sistemin VAR është durrsaku Florjan Lata dhe lezhjani Elvis Gjoka në AVAR.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img