Ndonëse njihet si një nga gazetarët dhe analistët e spikatur të sektorit të kronikës, kjo nuk e pengon Artan Hoxhën të jetë edhe shumë pranë sportit. Tifoz i kombëtares, duke ndjekur ndeshjet e kuqezinjëve, brenda dhe jashtë vendit, por më së shumtmi pasioni i tij i kahershëm është Dinamo.
Një skuadër me të cilën Tani është i lidhur që herët, kur Dinamo ishte lidër i kampionatit, dhe që nuk e tradhtoi asnjëherë, edhe pse vitet e fundit nuk ishte pjesë e Superiores.
Por, tashmë që blutë janë rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, Tan Hoxha, është po aty, në krye të vendit duke ndjekur me plot emocion skuadrën e tij të zemrës.
Të tilla emocione provoi ai edhe mbrëmjen e së mërkurës në “Elbasan Arena”, me atë fitore emocionuese të minutës së fundit të Dinamos ndaj Kukësit të vendit të dytë të renditjes.
Fitore, që krahas golit të Eni Imamit, edhe ky dinamovit i vjetër që në ekipet e moshave, Hoxha ia dedikon edhe portjerit të talentuar lezhjan, 17 vjeçarit, Simon Simoni, surprizës së këndshme të kampionatit të Superiores, i cili në tre ndeshjet e para të tij debutuese në formacionin blu, arriti të mbajë portën e tij të paprekur.
Ja çfar shkruar gazetari Artan Hoxha, menjëherë pas ndeshjes, Kukësi-Dinamo 0-1:
“Kontrollova librin e rekordeve te futbollit shqiptar, por nuk gjeta nje rast te dyte.
Simoni eshte vetem portieri i trete i Dinamos, pasi portier i pare eshte portieri i skuadres Shpresa te Shqiperise, Romeo Harizaj, ndersa portier i dyte eshte veterani Edvan Bakaj.
Lezhjani 17 vjeçar, njeherazi dhe portier i skuadres kombetare Shqiperia U19, debutoi fare rastesisht, pasi dy portieret e pare te Dinamos u demtuan.
Simoni ka zhvilluar vetem 3 ndeshje ne ligen superiore dhe vazhdon te mbaje porten e Dinamos te paprekur. Edhe pse mbrojtja e Dinamos eshte cilesuar si mbrojtja me e dobet e kampionatit.
Nuk kam pare nje rast tjeter, qe nje 17 vjeçare te debutoje ne superlige dhe ta mbaje porten e paprekur ne tre ndeshje rresht, dy prej te cilave jane luajtur kunder Vllaznise dhe Kukesit, qe kane sulmin me te mire te kampionatit.
Kontributi i tij edhe ne fitoren e sotme me Kuksin, ishte i jashtezakonshem. Evitoi te pakten 3 gola te sigurte, i ofroi siguri dhe qetesi skuadres.
Mjaftoi nje gol i shenuar pas 570 minutash loje, apo me shume se 6 ndeshjesh, qe Dinamo te siguronte fitoren e pare qe nga muaji nentor i vitit te kaluar…
Bravo kampion, na bere te besojme se ka drite ne fund te tunelit..”