Sunday, May 19, 2024

Specialistë italianë të përgatitjes atletike në futbolli, seminar shkencor në Universitetin “Luigj Gurakuqi”

Lexo

Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Departamenti i Edukimit fizik e Sporte, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, organizuan në fillim të kësaj jave seminarin shkencor me titull “All around soccer”,

Të pranishëm në këtë takim ishin zëvendësrektorja e Universitetit të Shkodrës, prof.as.dr. Paulina Guli, dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit, prof.dr. Fatmir Vadahi, zëvendësdekane e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, prof.as.dr. Fatbardha Osmanaga, z. Luigi Febbrari, trajner atletike pranë FSHF-it, dr. Zyhdi Çoba, mjek sportiv pranë klubit “Vllaznia”, z. Armando Cungu, trajner i Kombëtares U-19, znj.Valbona Dibra, mjekodietologe, z. Luca Laurenti, përgatitës atletike pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, dr. Gjulio Zefi, përgjegjës i departamentit të Edukimit fizik e Sporte, dr. Benjamin Naku, pedagog pranë këtij departamenti, si dhe shumë lektorë e studentë të departamentit Edukim fizik dhe Sporte.

Seminari u përshëndet nga zëvendësrektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof. as. dr. Paulina Guli, e cila falënderoi stafin akademik dhe studentët e departamentit të Edukimit fizik e Sporte për angazhimin dhe dedikimin ndaj rezultateve maksimale në kampionate të ndryshme. “Mundësia nëpërmjet edukimit sportiv është transmetuar tashmë si një traditë tek studentët tanë, e cila ka vendosur në themelet e saj edukimin fizik të të rinjve. Auditoret e USH-së, janë të mbushur me studentë dhe sportistë të talentuar, kjo falë edhe përkushtimit dhe bashkëpunimit të stafit në nivel ndërkombëtar”, theksoi prof.as.dr. Paulina Guli.

Trajneri i atletikës z. Luigi Febbrari, vijoi me prezantimin e tij shumë interesant para studentëve lidhur me veçoritë metodologjike të përgatitjes fizike në futboll. Prezantimi profesional i z. Luigi Febbrari kishte si qëllim informimin e studentëve me çdo gjë që lidhet me përgatitjen fizike të një sportisti.

Dr. Gjulio Zefi, përgjegjës i departamentit të Edukimit fizik e Sporte, vijoi prezantimin e tij lidhur me mënyrat e komunikimit në sport.

Dr. Zyhdi Çoba, mjek sportiv pranë klubit “Vllaznia” referoi për studentët rolin e mjekut sportiv në futboll, traumat dhe rehabilitimin e tyre.

Programi vazhdoi me referimet e dr.Valbona Dibra, mjekodietologe dhe z. Armando Cungu, trajner i Kombëtares U-19, i cili solli eksperiencën e tij gjatë viteve jo vetëm si trajner i kombëtares, por edhe mbi rëndësinë e përgatitësit atletik në futboll.

Së fundmi, referoi z. Luca Laurenti, përgatitës atletike pranë FSHF-it, i cili foli për përgatitjen e futbollistëve nga teoria në praktikë.

Seminari u ndoq me shumë interes nga studentët e Edukimit fizik e Sporte.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img