Kurbinasit e drejtuar nga Mirel Josa nuk dinë të ndalen. Pasditen e sotme, ato mundën Teutën në transfertë me rezultatin 2-4. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Egnatia Arena” për shkak se stadium I durrsakëve “Niko Dovana’ është akoma në punime e sipër prodhoi gjashtë gola. Ndër to, katër ishin në portën bregdetare dhë dy në ëtë kurbinase. Të dyja skuadrat e nisën me shumë kujdes ndeshjen duke studiuar pak a shumë njëra tjetrën, por në të 20-tën minutë është Aleksi që nga jashtë zone lëshon një gjuajtje spektakël që përfundon direkt e në rrjetë. Avantazh 1 me 0 për Teutën që shkon në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me një qetësi më shumë.
Por, këtë qetësi të skuadrës së Martinit e prishin në pjesën e dytë djemtë e Josës, të cilët përmbysin rezultatin. Në këto minuta, Laçi ishte më kërkues dhe ndonëse gjeti golin vetëm me penallti me VAR me Guindon, nuk u ndal dhe gjeti edhe golin e 3-1 përsëri me golashënuesin më të mirë të kampionatit. Hebaj hapi ndeshjen dhe pastaj pati mundësinë për të barazuar duelin, por u ndal nga shtylla. Në fund, erdhi edhe goli i dytë personal i Deliut që i vendosi vulën e sfidës dhe ngjiti Laçin në vendin e dytë në renditje dhe konfirmoi krizën pa fund të Teutës.
Për Laçin, tre pikëshi i marrë ndaj Teutës ishte shumë i rëndësishëm, pasi mbërrijnë përkohësisht në vendin e dytë në renditje me tre pikë larg Tiranës kryesuese. Ndërkohë, për Teutën e drejtuar nga Edi Martini, kjo është humbja e katërt radhazi duke konfirmuar një krizë reale në radhët e kësaj skuadre.