Monday, November 25, 2024

Fundjava shqiptare në Europë, ja si u paraqitën legjionarët kuqezi

Lexo

Edhe kjo fundjavë ka qenë mjaft pozitive për një pjesë të madhe të lojtarëve shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane, duke qenë edhe protagonistë në ndeshjet me klubet e tyre. Nedim Bajrami ka qenë sërish në qendër të vëmendjes në Itali, me mesfushorin shqiptar që gjeti për herë të gjashtë që nga fillimi i kampionatit, rrugën e rrjetës me Empolin, në ndeshjen kundër Romës së Kumbullës. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, “SofaScore”, Bajrami u vlerësua me notën 7.9, duke qenë edhe lojtari më i mirë në radhët e Empolit në këtë ndeshje. Edhe Ardian Ismajli pati minutat e tij nën këmbë, me mbrojtësin që luajti që nga fillimi i ndeshjes.

Sakaq, sulmuesi Armando Broja ka fituar besimin e trajnerit, teksa edhe në ndeshjen ndaj Manchester City-t e nisi si titullar, ndërsa shënoi edhe një gol, që u anullua nga VAR-i, për shkak se u sinjalizua për pozicion jashtë loje.

Në Serinë A këtë fundjavë ka pasur edhe një derbi shqiptarësh, ku Lazio e Elseid Hysaj dhe Thomas Strakoshës u përball me Atalantën e Berat Gjimshitit. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 0-0, me dy mbrojtësit kuqezi që treguan cilësitë e tyre dhe me portierin Strakosha që e mbajti portën e Lazios të paprekur përgjatë gjithë ndeshjes. Për të tre lojtarët, uebsajti “SofaScore” rezervoi nota të larta.

Endri Çekiçi gjithashtu ka qenë titullar në kampionatin turk. Futbollisti kuqezi që aktivizohet në radhët e Koniasporit dha kontributin e tij në ndeshjen që fitoi skuadra e tij ndaj Altay Spor. Edhe Klaus Gjasula ka luajtur për 90 minuta në Gjermani, duke spikatur me paraqitjet e tij me Darmstadtin, në ndeshjen e zhvilluar në transfertë kundër Ingolstadit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img