Monday, November 25, 2024

Abissnet Superiore/Derbi i mbrëmjes së sotme, Dinamo-Tirana, mbyllë javën e 17-të

Lexo

Dinamo-Tirana, takim që luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 19.45 mbyllë javën e 17-të të Abissnet Superiore. Një përballje ku bardheblutë kërkojnë të korigjohen në lojë dhe rezultat pas asaj ndeshje të dobët ë shfaqen ndaj Vllaznisë javën e kaluar në shtëpi ku edhe barazuan 0-0. Ndërkohë, në kampin blu, starti i 2022-shit ka ardhur me optimizëm pas asaj fitoreje në limitin e takimit me Kukësin.  Një sfidë që ia vlen për tu parë edhe për atë që në të dy kampet përkatëse, objektivi i vetëm është fitorja.

Edhe pse pozitat në tabelë janë të kundërta, me Tiranën kryesuese dhe Dinamon në katin e poshtëm të renditjes, blutë e Blendi Shkëmbit kanë një avantazh, të paktën moral, pasi kanë qënë ato që e kanë eleminuar Tiranën nga Kupa e Shqipërisë.

Për trajnerin bardheblu Shehi ka një avantazh, pasi sot pritet të debutojë me fanelen e Tiranës blerja më e re. De Silva duke u vendosur në majë të sulmit.

Sfida, Dinamo-Tirana do të gjykohet nga arbitri i FIFA-s, lezhjani Eldorjan Hamiti, duke pasur si bshkëpunëtorë dy anësorët, Ilir Tartaraj dhe Emigers Ganxhi, si dhe arbitrin e katërt Adrian Beqiraj. Në sistemin VAR është caktuar  Enea Jorgji, dhe në AVAR  Çokaj, që të dy me stemën e FIFA-s, çka do të thotë se FSHF i ka dhënë rëndësi maksimale kësaj ndeshjeje.

Java e 17-të ka startuar që të premten me barazimin 1-1 të regjistruar në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Egnatia, për të vijuar të shtunën dhe të dielen me ndeshjet e tjera: Partizani-Kastrioti 0-0, Teuta-Laçi 2-4, Kukësi-Skënderbeu 1-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img