Dështon mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës

Ka dështuar mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës. Përfaqësuesit e shoqatave të Tiranës kanë deklaruar se FSHF ka prodhuar lista fiktive votuesish në momentin e fundit, duke falsifikuar listat e votuesve. Por pavarësisht prodhimit të listave me votues fiktivë në momentet e fundit nga FSHF, mbledhja ka dështuar, pasi ky skandal i madh në botën e futbollit shqiptar është denoncuar hapur dhe nga mediat, të cilët mbetën jashtë dyerve të mbyllura.

Kandidati për Shoqatën e Futbollit Rajonale të Tiranës Eduard Prodani ka denoncuar skandalin me manipulimin e listave të votimit nga ana e kreut të FSHF, Armando Duka. Në një dalje për mediat pas dështimit të mbledhjes për shkak të mungesës së kuorumit, Prodani theksoi se i gjithë organizimi i bërë nga Federata është në kushtet e konfliktit të pastër të interesit.

“ Ka manipulim të listave, nuk na është dhënë numri i delegatëve. Nuk mund të shkosh në votime pa ditur se kush voton për ty. Qëllimi është shumë i qartë për të manipuluar listat e delegatëve Mbledhja drejtohet nga njerëz të federatës dhe nuk duhej të bëhej në këtë godinë, është njësoj sikur mbledhjet e Federatës së Futbollit të bëhen në UEFA.

Kishte fytyra që ne nuk i kishim parë asnjëherë. Asamble tërësisht e manipuluar. Shoqata nuk ka staf, i gjithë organizimi është bërë nga federata në konflikt të pastër interesi. Nuk mund të marrim pjesë në një Asamble në të cilën është e mbushur salla me njerëz që nuk e dimë nga vijnë, ndryshe do ishte që të bëheshim ortak në këtë estradë. Jemi 41 shoqata, aty ishin 67 anëtare”, tha Prodrani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu