Ndërkohë që skuadra e Teutës vazhdon përgatitjet për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ku në mesjavë luan në transfertë me Skëndërbeun për turin çerekfinal dhe atë të kampionatit në fundjavë, presidenti i KF Teuta ka prezantuar stafin e ri teknik të skuadrës durrsake duke zëvendësuar kështu stafin e kaluar të larguar me trajnerin Edi Martini në krye.
Kreu i klubit durrsak Hasanbelli i shoqëruar nga dhe shefi i klubit, Enid Furxhi kanë prezantuar tranjerin e ri Renato Arapi dhe drejtorin teknik Sulejman Starova.
Ish kapiteni i Teutes e drejtoi skuadrën blu në 3 ndeshje pas largimit të parë të Martinit, ndërsa me rikthimin e teknikut shkodran, Arapi mori sërish rolin e tij si drejtor sportiv. Tashmë, presidenti Edomond Hasnbelli, do t’i besojë për herë të dytë Arapit që disa javë më parë në stolin e Teutës mori një fitore dhe dy barazime, ndërkohë që ndihmësa të ish-kapitenit do të jenë Bledar Hodo Mark Dodaj dhe Vangjel Mile, ndërkohë që Rizvani do të jetë trajner i portierëve, duke kompeltuar kështu stafin teknik të durrsakëve.