Sunday, May 5, 2024

Paraqitjet fantastike të Brojës, Sauthempton kërkon të blejë kartonin nga Chelse që e ka në pronësi

Lexo

Armando Broja është zgjidhja e problemit të trajnerit të Chelsea, Tomas Tuhel, i cili nuk po arrin që të marrë golat e shumëpritur nga blerja e bomberit Romelu Lukaku. Paraqitja e sulmuesit kuqezi në takimin që Sauthemptoni pati kundër Manchester City ia ka qartësuar edhe më shumë idetë teknikut gjerman. Çelsi pagoi 97.5 milionë Paund për kartonin e Luakut tek Interi, ku belgu u dallua me lojën dhe golat e shënuar.

Nga 28-vjeçari pritej shumë. Por që nga nisja e sezonit në Premier Ligë ka shënuar vetëm 5 gola dhe 1 asist. Po aq ka realizuar edhe Broja i huazuar te Southampton në pronësi të Chelsea, i cili është dalluar me lojën e tij në këtë sezon. Drejtuesit e “Shenjtorëve” e duan shqiptarin në ekip edhe për shumë vjet të tjera. Në fund të sezonit, sipas mediave angleze ata do të bëjnë ofertën e tyre për 20-vjeçarin te “blutë” e Londrës.

Sipas tabolidit “Daily Express”, Southampton do të ofrojë në verë për kartonin e tij 25 milionë Paund. Por nëse vazhdon me të tillë paraqitje, vështirë që trajneri i Chelsea, Tuhel, të lejojë që ta largojë sulmuesin kuqezi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img