Armando Broja është kthyer në një nga sulmuesit më të lakuar në Premier League. Ylli kuqezi po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Southampton duke u shndërruar në beniamin e tifozëve. Në çdo dalje publike trajneri shpreh hapur admirimin e tij për Brojën madje duke i kërkuar drejtuesve të klubit të blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar.
Sipas TuttoMeracoWeb: Southampton ka paraqitur një ofertë zyrtare në dyert e Chelsea, klub që ka në pronësi kartonin e tij. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Southampton ka ofruar një shifër të çmendur: 30 milionë euro kesh plus bonuese. Për të trazuar këtë negociatë, për ti prishur planet Southampton, kanë menduar sheikët e Newcastle.
TuttomercatoWeb shkruan se “qymyrxhinjtë” kanë trokitur në dyert e Chelsea me një ofertë të çmendur: 40 milionë euro kesh. Palët qëndrojnë në kontakt por dëshira e trajnerit Tuchel dhe drejtuesve të Chelsea është të mos e shesin lojtarin në këtë sezon të merkatos. Blutë duket të qetë dhe besim plotë, fillimisht kërkojnë që Broja të përfundoj huazimin këtë sezon tek Southampton dhe më pas të bëjnë vlerësimin final duke mos përjashtuar në asnjë moment rikthimin e tij në Londër.