Saturday, November 23, 2024

Covid-19, rëndohet gjendja e trajnerit të Kuksit Skender Gegës, Presidenti Duka i uron shërim të shpejtë

Lexo

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar pas lajmit për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit të Kukësit, Skënder Gega, i cili është dërguar për trajtim të specializuar në Turqi. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet i shqetësuar për këtë lajm dhe uron që gjendja shëndetësore e Gegës të përmirësohet e ai të mund të kthehet sa më shpejt në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Gjithashtu, Presidenti Duka shpreh bindjen se Gega do ta fitojë edhe këtë betejë, siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij.

“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder! Jemi të gjithë me ty në këto çaste delikate dhe të vështira. Jam i bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde”, – shkruan Presidenti i FSHF-së.

Një urim special, për një shërim sa më të shpejtë të trajnerit Skender Gega, përcjellë edhe Veriu Sport, duke shpresuar dhe besuar fort se ish tropojani që më herët ka luajtur me shumë sukses me Partizanin dhe kombëtaren kuqezi, do të rikthehet edhe më i fortë për t’iu bashkuar skuadrës kuksiane, e cila e pret me padurim për të vijuar së bashku me të rrugëtimin në Superioren e futbollit shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img