Tuesday, April 30, 2024

Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier zgjedh për kryetar, Ilias Haxhirajn

Lexo

Ilias Haxhiraj, është kryetari i ri i Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier. Haxhija mori votat e duhura në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Fierit. Pjesë e mbledhjes së Asamblesë ishin pjesë delegatët e 15 anëtarëve të kësaj shoqate nga 23 që janë në total. Këto 15 anëtarë u përfaqësuan në Asamble me 23 delegatë.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Tahir Kastrati, i cili mori pjesë në këto punime, falënderoi të gjithë anëtarët e kësaj shoqate për kontributin e dhënë për zhvillimin e futbollit në zonën e Fierit, teksa i garantoi se Federata e Futbollit do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre.

Më tej, punimet vazhduan sipas rendit të ditës, që kishte si pikë kryesore zgjedhjen e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, ku pas votimit u zgjodh Ilias Haxhiraj, i cili mori 23 vota. Në këtë mbledhje u miratua edhe buxheti i SHRF Fier për vitin 2022, teksa anëtarësia e shoqatës vendosi të propozojë emrin e Ilias Haxhiraj për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Gjithashtu, Shoqata Rajonale e Futbollit Fier, në këtë mbledhje vendosi të trajtojë edhe propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Fier në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Fier zgjodhën 4 nga 5 kandidatura të propozuara me të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së. Përfaqësuesit e zgjedhur janë Ilias Haxhiraj, Koço Kokëdhima, Fatos Sulaj dhe Robert Caushaj.

Në një prononcim pas këtyre punimeve, kryetari i ri i kësaj shoqate, Iljas Haxhiraj falënderoi të gjithë delegatët që i dhanë votën dhe i besuan këtë mandat, teksa u shpreh se do t’i japë përparësi futbollit amator dhe futbollit të fëmijëve. “E thashë edhe përpara delegatëve të Asamblesë, i falënderoj për besimin dhe mbështetjen që më dhanë dhe sfida ime në këtë post që më dhanë është që t’i jap sa më shumë përparësi futbollit amator dhe sfida tjetër është të krijohen sa më shumë kushte dhe garë sa më të drejtë dhe sa më të ndershme për fëmijët”, – u shpreh Haxhiraj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img