Thursday, April 25, 2024

Kategoria e Parë-Sot java e 17-të, spikat dueli i pretendentëve Bylis-Erzeni

Lexo

Kategoria e Parë bëhet gati për të luajtur javën e saj të 17-të. Një javë interesante, ku e gjithë vëmendja është përqëndruar në “Adush Muça”, ku dy pretendentët për elitën, Bylis dhe Erzeni do të përballen mes tyre. E vështirë për Korabin, që do të ndeshet me Butrintin, ku përveç udhëtimit të gjatë, duhet të bëjë llogaritë dhe me një kundërshtar mjaft të fortë kur luan në shtëpi.

Sfidë interesante dhe në Berat, ku Tomori do të duhet të bëjë llogaritë në një përballje me Burrelin. Transfertë e vështirë për Lushnjën, që duhet të matet me Tërbunin. Besëlidhja do të përballet me Turbinën, ndërsa Besa do të presë Pogradecin. Të gjitha sfidat do të nisin në orën 13:30.

Ndeshjet e javës së 17-të, të gjitha në orën 13:30

Besa-Pogradeci

BesëlidhjaTurbina

Butrinti-Korabi

Bylis-Erzeni

Maliqi-Vora

Shkumbini-Apolonia

Turbina-Lushnja

Tomori-Burreli

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img