Tirana-Kukësi, takim i planifikuar të luhet të dielen në orën 16:45 menjëherë pas sfidës Kastrioti-Vllaznia,është padyshim ndeshja më kryesore e javës së 18-të të Superiores së futbollit shqiptar. Përballen Tirana pritëse kryesuese e kampionatit me 37 pikë me Kukësin e vendit të dytë në renditje me dhe 31 pikë.
Një sfidë që bardheblutë kërkojnë ta fitojnë patjetër për të vazhduar marshimin drejt titullit. Madje, për të mundur kuksianët, presidenti Refik Halili i ka kërkur tifozëve bardheblu ta mbushin plot stadiumin “Air Albania”.
Por, për të mundur Kukësin nuk është e lehtë, sepse trajneri Italian Diego Longo duket se ka në dorë formulën se si mundet Tirana, gjë të cilën pritet ta zbatojë në përballjen e nesërme.
Me qetësinë e tij karakteristike, italiani i pankinës së verilindorëve qw sot ka festuar me skuadrwn 46 vjetorin e lindjes sw tij, është shprehur optimist gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme, ku ndonëse vlerëson kundërshtarin, premton fitore për skuadrën e tij.
“Është kënaqësi të luajmë me një kundërshtar si Tirana, e kam thënë gjithmonë. E respektojmë shumë kundërshtarin, janë në vendin e parë por i kemi mundur në ndeshjen e parë dhe kemi mundësi të marrim një rezultat të mirë.
Diferencat janë të vogla. Tirana është klubi me më shumë trofe dhe fitore, duhet ta fitojë titullin kampion. Kukësi do që të fitojë, është ëndrra jonë. Kjo është diferenca për t’u rritur. Ne duhet thjesht ta shijojmë dhe të kemi ambicie, jemi të detyruar për të fituar. Presioni është më i madh te ata.
Në këtë moment, ata e dinë që mund të humbasin me ne. Kjo bën që dy skuadrat të kenë tension, më shumë është te ata siç e thashë.
Ndonjëherë duhet të jemi realist, sa tituj ka Tirana dhe sa ka Kukësi. Presidenti jonë do të fitojmë dhe kjo është gjë e mirë për objektivin titull. E dimë ku ishim në verë dhe kemi bërë ndryshime. Nuk është një mrekulli nga Zoti, por nga puna që kemi bërë për vendin ku jemi.
Kundër mbrojtjes më të mirë – Nuk kam sulmues, Milunovic dhe Feijao si edhe Puntus nuk janë. Kërkoj më shumë nga ekipi sepse edhe Shkurtaj nuk është në kondicionin e duhur fizik”.”, është shprehur njëshi i pankinës kuksiane, Diego Longo.