Saturday, November 23, 2024

Kastrioti-Vllaznia 0-1. Kuqeblutë marrin tre pikë shumë të rëndësishme që i mbajnë në luftë për kreun

Lexo

Kastrioti-Vllaznia 0-1(Shënues: Latifi 76’(p)

E diel, 3- janar 2022, ora 13.45, Stadiumi i Kamzës

KASTRIOTI – Sali; Nezri, Dida, Husein, Rami(Kodras 46’), Basha, Karakaçi, Okebugu; Greca, Prodani, Ajazi. Trajner: Emiljano Çela.

VLLAZNIA – Zogoviç; Gurishta, Bulatoviç, Adili, Hakaj; Jonuzi, Krymi, Heriç(Kruja 46’), Latifi, Mustedanagiç, Gjurgjeviç. Trajner: Thomas Brdariç

Gjyqtar:  Adrian Beqiraj (Tiranë),  Astrit Mahmuti (Elbasan), Tauland Kasa (Vlorë). Arbitër i katërt: Erjon Bastari (Tiranë)

VAR – Andi Koçi (Durrës)-AVAR – Rexhino Mersinasi (Durrës)

Kuqeblutë lënë pas barazimet e mëparshme në kampionat dhe sot arrijnë të marrin një fitore tre pikëshe shumë të rëndësishme. Ka qënë goli i shënuar nga shqiptari i Kosovës, Lirin Latifi në minutën e 76-të me një ekzekutim perfekt nga pika e bardhë e penalltisqë i dha sukesin skuadrës së drejtuar nga gjermano-kroati Thomas Brdariç.

Përmos gjuajtjes së përkryer të Latifit që përfundoi në trekëndëshin e djathtë rë sipërm të portjerit vendas Sali, meritë në gjetjen e golit të parë ka edhe mesfushori Ardit Krymi i cili pas këmbënguljes në zonën krutane u ndërpre në mënyrë të parregullt nga mbrojtja vendase duke detyruar arbitrin Beqiraj të akordojë njëmbëdhjetëmetërsh.

Nëse i bëjmë një analizë të përgjithshme të të gjithë ndeshjes duhet thënë se në 45 minutat e para, skuadra kuqeblu ishte larg imazhit të lojës së saj, madje në një momet krutanët kërkojnë me forcë një penallti pas prekjes me dorë të topit nga Latifi, por arbitri vazhdon lojën.

Ndërkohë, pjesa e dytë ishte e gjitha e Vllaznisë, e cila duke i bërë një përmirësim të ndjeshëm të lojës së saj ushtron presion të vazhdueshëm në portën krutane derisa gjen edhe golin e avatazhit me penalltinë e realizuar nga Liridon Latifi.

Minuta e parë shtesë e gjen Vllazninë me një futbollist më pak në fushën e lojës pas një të verdhë të dytë të akorduar ndaj shqiptarit të Maqedonisë së Veriut, Melvan Adili, që perkthehet me të kuqe duke qënë i detyruar të “pushojë” javën e ardhshme.

Me tre pikët shumë të rëndësishme të fituara sot në transfertë me krutanët, Vllaznia vijon të qëndrojë në ndjekje të treshes kryesuese, Tirana, Kukësi, Laçi duke pritur ndonjë hap fals të tyre. Ndërkohë, që per krutanët e drejtuar nga Emiliano Çela, mosmarrja e asnjë pike në këtë ndeshje e rëndon akloma më shumë qëndrimin në kategorinë Superiore.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img