Monday, November 25, 2024

Luhen edhe 3 ndeshjet e fundit të javës së 18-të Superiore. Fitojnë Laçi dhe Teuta ndaj Partizanit dhe Skënderbeut, barazim Egnatia-Dinamo

Lexo

E filluar me dy ndeshjet e ditës së diele, ku Vllaznia mundi Kastriotin në transfetë 0-1 dhe Tirana në shtëpi Kukësin 4-0, tre duelet e ditës së hënë mbyllën Javën e 18-të të Kategorisë Abissnet Superiore.

Sfida më e ndezur ishte ajo e luajtur në stadiumin e Laçit ku vendasit u ndeshën me Partizanin udhëtues. Të besuarit e Mirel Josës dolën fitues me rezultatin 1-0 falë atij goli spektakolar realizuar nga Lushkja, i cili pas kësaj ndeshje që ishte e fundit me ekipin kurbinas largohet në një skuadër tjetër jashtë vendit për të vazhduar karrieren sportive. Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e dytë të renditjes, ndërkohë që për Partizani, ndonëse e filloi mirë me trajnerin e ri Mehmeti,  gjërat ndërlikohen përsëri.

Në sfidën tjetër të luajur në “Elbasan Arena” mes Skënderbeut dhe Teutës, fitues dalin durrsakët, të cilët në harkun kohor të pesë ditëve regjistrojnë dy fitore radhazi ndaj korçarëve, të parën për Kupën e Shqipërisë dhe sot në Kampionat.

Ai që vendosi rezultatin e kësaj ndeshje ishte Lorenco Vila me atë gol të shënuar të shënuar në minutën e 74-tërt duke i dhënë tre pikë shumë të vlefshme ndonëse në limitin e takimit, dy minuta nga koha e rregullit, Teuta luan me një futbollist më pak pas daljes me të kuqe të Sadriut. Kjo fitore e durrsakëve, që vjen pas katër humbjeradhazi në kampionat është  një sinjal pozitiv për mundësinë e ringritjes së kampionave në fuqi në vendin që i takon. Ndërkohë, humbja e  Skënderbeut e rëndon akoma më shumë situatën e mbijetesës tek korçarët.

Një duel shumë i dyluftuar ishte ai sfidës së luajtur në Rrogozhinë në mes Egnatias vendase dhe Dinamos mysafire. Një ndeshje që ka pasur gjithçka, golat, kartonin e kuq, por edhe incidentin e tifozëve vendas që goditën arbitrin kryeor Jorgji në mbyllje të pjesës së parë. Një ekzekutim perfekt i një goditje dënimit nga Agim Ibraimi kanon në avantazh Dinamon që në minutën e 7-të. Në minutën e 35′, Ali Samake ka prekur topin me dorë, Jorgji e cilëson lojë të rregullt dhe rrogozhinasit protestojnë. Në fund të pjesës së parë ndodh skandali. Enea Jorgji i rrethuar nga stjuardët është goditur me sende nga tifozët e Egnatias në tribunën kryesore në momentin ku ishte drejtuar dhomës së zhveshjes.

45 minutat e dytë sjellin golin e barazimit për vendasit realizuar nga Ilirid Ademi në minutën e 57-të. Minutat në vazhdim, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave nuk sjellin gola të tjerë duke e mbyllur në barazim 1-1 këtë ndeshje. Pikë kjo e vlefshme për Egnatian që duke përfituar nga humbja ekorçarëve barazohet me pikë me to në kuotën e 16 pikëve. Ndërsa dinamovitët me tre pikë shumë sesa Egnatia janë në vendin e gjashtë me 19 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img