Shqipëri-Bjellorusi 2-0(Shënues: Kristian Asllani(p), Ernest Muçi)
Shqipëria e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve duke mposhtur Bjellorusinë me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”, kuqezinjtë arritën të zhbllokohen pas gjysmë ore lojë. Një 11-metërsh i fituar nga Gjimshiti u kthye në gol nga Asllani. Në fundin e pjesës së parë, Muçi dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Muçi, Asllani dhe Manaj ishin një rrezik konstant për portën bjelloruse, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 2-0 për kuqezinjtë.
Kombëtarja shqiptare e nisi me fitore rrugëtimin në UEFA Nations League, duke triumfuar 2-0 ndaj Bjellorusisë në “Air Albania”.
Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke e siguruar fitoren që në pjesën e parë me golat e Asllanit dhe Muçit, dhe duke administruar me qetësi rezultatin në fraksionin e dytë.
Trajneri Maran e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Berisha (GK), Hysaj, Gjimshiti (C), Ismajli, Pilo, Ramadani, Asllani, Hoxha, Muçi, Seferi, Manaj.
Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi u mbyll me avantazhin 2-0 për kuqezinjtë, në një 45-minutësh ku Kombëtarja tregoi efikasitet dhe kontroll të lojës.
Pas një nisjeje të kujdesshme, Shqipëria rriti presionin dhe në minutën e 32-të fitoi një penallti pas ndërhyrjes ndaj Gjimshitit, me Kristjan Asllanin që u tregua i saktë nga pika e bardhë. Kuqezinjtë vijuan të kërkonin golin e dytë dhe e gjetën në shtesën e pjesës së parë, me Ernest Muçin që finalizoi asistin spektakolar të Elseid Hysajt.
Përveç dy golave, Shqipëria pati edhe raste të tjera për të thelluar avantazhin, ndërsa Etrit Berisha u tregua i sigurt në portë në rastet e pakta të krijuara nga Bjellorusia.
Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi avantazhin e dy golave dhe vijoi të ishte skuadra më kërkuese në fushë. Kuqezinjtë patën disa mundësi për të shënuar edhe golin e tretë, me Manajn që goditi shtyllën, ndërsa pranë golit u afruan edhe Muçi, Hoxha e Asllani me tentativa nga distanca.
Trajneri bëri disa zëvendësime, duke aktivizuar Uzunin, Dakun, Mehmetin, Mitajn dhe Shehun, ndërsa Shqipëria ruajti kontrollin deri në fund dhe e mbylli ndeshjen me fitoren 2-0 ndaj Bjellorusisë.
Fokusi tashmë zhvendoset te sfida e radhës, San Marino – Shqipëri, më 29 shtator, në orën 20:45, në San Marino.


