Shqipëria bëhet gati për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, atë me Bjellorusinë që do të luhet në “Air Albania”, ora 20:45. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran ka zgjedhur tashmë 11-shen titullarë duke surprizuar jo pak.
Mario Mitaj është ulur në stol, në vendin e tij në një mbrojtje me katër është vendosur Pilo, bashkë me Gjimshitin, Ismajlin dhe Hysajn.
Në portë bie në sy rkthimi i Berishës, ndërsa mesfusha do të formohet nga Seferi, Asllani e Ramadani. Hoxha e Muçi, në mbështetje të Manajt në sulm.


