Monday, November 25, 2024

Futboll Femra-Vllaznia në super formë, fiton miqësoren me kryesuesen e Superligës së Kosovës, Hajvalia

Lexo

Miqësore: Vllaznia-Hajvalia 1:0(Shënuese: Rrezona Ramadani)

Formacioni i Vllaznisë: Viona Rexhepi, Ramadani, Gjergji, Maliqi, Curraj,   Kodra, Franja, Zarka, Gjini, Lufo, Doci. (U aktivizuan: Raxhimi, Vuksani, Borci, Piranaj, Blinishta, Vrucaj). Trajner: Nikolin Leka.

Vllaznia në futboll për femra nuk njeh pushim. Pasi mundi thellësisht Partizanin me rezultatin e thellë 6-0 duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë ku do të ndeshet me Tiranën, në një klasike të futbollit shqiptar, këto ditë vazhdon përgatitjet për Kampionatin Kombëtar.

Në pritje të rikthimit të kampionatit ndeshjet e të cilit do të luhen këtë fundjavë, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka zhvilloi mesditen e sotme një ndeshje miqësore përballë ekipit të Kosovës, Hajvalia.

Kjo është miqësorja e dytë që Vllaznia zhvillon me skuadrat e Superligës së Kosovës, të cilat prej disa ditësh po përgatiten në kompleksin sportiv të bregdetit durrsak. Më herët, Vllaznia u përball me Mitrovicen, të cilen e mundi 2-0 me golat e shënuar nga Megi Doçi dhe Luçie Gjini. Takimi i zhvilluar sot në kompleksin sportiv “Olimpik Park” të Durrësit përfundoi në favor të Vllaznisë me rezultatin 1 me 0 me gol të shënuar nga Rrezona Ramadani.

Në miqësoren ndaj Hajvalisë, trajneri Nikolin Leka aktivizoi nga minuta e parë Viona Rexhepin në portë, në mbrojtje Ramadani, Gjergji, Maliqi dhe Curraj. Në mesfushëu aktivizuan  Kodra, Franja, Zarka, dhe në sulm treshja, Gjini-Lufo-Doci. Ndërkohë, gjatë ndeshjes u aktivizuan Raxhimi, Vuksani, Borci, Piranaj, Blinishta dhe Vrucaj.

Fitorja e sotme ndaj Hajvalisë që është skuadra kryesuese e Kampionatit të Superligës së futbollit të femrave në Kosovë, tregon formën shumë të mirë sportive që Vllaznia e futbollit të femrave po kalon gjatë këtyre ditëve.

Sipas trajnerit Leka, kjo ishte miqësorja e fundit që zhvillon Vllaznia në kuadrin e ndeshjeve përgatitore, pasi në fudjavë rikthehet në kampionat, ku do të udhëtojë drejt Korçës për të luajtur ndaj skuadrës vendase në kuadrin e javës së fundit të fazës së parë të kampionatit të Superligës shqiptare të femrave.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img