Monday, November 25, 2024

Rikthehet Kampionati i Futbollit Kalçeto 5×5, të shtunën luhen ndeshjet e Javës së 8-të

Lexo

Kampionati i futbollit amator 5×5 ka mbyllur ndeshjet e fazës së parë këtë javë, duke shpallur kështu kampionët simbolikë të dimrit në zonën e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, si edhe në Shkodër, ku kjo fazë ka përfunduar para dy javësh.

Që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar kur u luajtën ndeshjet e javës së shtatë dhe të fundit për fazën e pare, Kampionati Kombëtar i futbollit të kalçetos 5-5 ka qënë pushim. Periudhë kjo, që edhe pse nuk ka pasur aktivitet zyrtar është shfrytëzuar nga skuadrat përkatëse për një përgatitje sa më intensive.

Por, sipas njoftimit të marrë nga Klazër Shkëmbi, specialist pranë Zyrës rajonale të Futbollit Shkodër, i cili monitoron aktivitetin në fjalë, futbolli i kalçetos rikthehet këtë fundjavë duke shënuar kështu startin e fazës së dytë të kampionatit.

Konkretisht, ndeshjet do të luhen ditën e shtunë, sipas këtij kalendari:

Vllaznimi – Manchester (Kalçeto Gur i Zi , ora 18:00)

Olimpik- Don Bosko (Kalceto Bahçallek, ora 19:00)

Air Albania – Gur i Zi (Kalceto Lici, ora 18:00)

Panters – Shqiponja (Kalçeto Lici, 19:00)

Në prag të startit të fazës së dytë, Kampionatin Kombëtar të futbollit të kalçetos 5-5 e kryeson ekipi i Air Albania me 21 pikë. Në vend të dytë renditet ekipi Panters me 13 pikë, për të vijuar më pas me ekipin Shqiponja me 12-të pikë, ndërkohë që Don Bosko, Manchester, Vllaznimi, me nga 9 pikë, si dhe Guri i Zi dhe Olimpik me 7 dhe 3 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img