Partizani-Vllaznia 52-69
(9-11, 20:13, 10:20,13:25)
E enjte, 10 shkurt 2022, ora 18.00, Pallati i Sportit “Asllan Rusi” Tiranë
Vllaznia: Avi Toomer, Damian Bekteshi, Charleston Dabbs, Mottethëë Butler, Rahsaan Williams, Robert Shestani, Davante Cooper, Redi Rakaj, Veton Gjeçaj, Elian Memçaj, Marsi Kruja, Andre Charles, Trajner: Fabian Gjuka
Arbitër: O. Kasmi, E. Gjoni, A. Balliu
Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, e cila pas finales emocionuese, Tirana-Vllaznia nxori fitues ekipin kryeqytetas, ia ka lënë radhën Kampionatit me tre takimet e kategorisë së Superligës të luajtura mbrëmjen e së enjtes: Partizani-Vllaznia, Teuta-Tirana Neptun dhe Kamza-Dinamo. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Fabian Gjuka ishte mysafire në kryeqytet në një ndeshje e cila luhej përballë një skuadre rivale në renditje si Partizani.
Basketbollistët kuqeblu e nisën mirë ndeshjen teksa fituan periodën e parë me shifrat 9-11, por të kuqtë e Partizanit fitojnë periodën e dytë 20-13 duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 29-24. Pas pushimit mes dy pjesëve, Vllaznia kthehet fuqishëm në fushën e lojës duke dominuar në të gjitha drejtimet mbi kundërshtarin.
Si rezultat i kësaj loje të mirë, ajo shpërblehet me fitoren e kësaj periode me shifrat e thella 10-20, diferencë kjo që i rikthen kuqeblutë sërishmi në udhëheqje të rezultatit me shifrat 39-34. Ritmi i periodës së tretë ruhet mjaft mirë në radhët e Vllaznisë edhe në periodën e katërt, madje në këtë periodë ato janë të papërmbajtshëm.
Jo vetëm duke e ruajtur avantazhin e periodës së tretë, por me fitoren e kësaj periode me shifrat 13-25, e thellojnë diferencën me skuadrën vendase, e cila në fund të krejt ndeshjes është me 17 pikë diferencë, 52-69. Një fitore kjo, jo vetëm morale, por në të njëjtën kohë edhe shumë e rëndësishme, pasi e shkëput Vllazninë nga treshja e fundit e renditjes duke lënë Partizanin dhe Dinamon në fund me nga 12 pikë. Ndërkohë, Vllaznia, tashmë me 15 pikët e grumbulluara është në vendin e katërt, me vetem një pikë më pas se Tirana, dy nga Kamza dhe tre nga kryesuesja Teuta. Që do të thotë, se nëse skuadra kuqeblu do të vijojë të ecë me këto parametra edhe në ndeshjet e tjera në vazhdim, objektivi i titullit i shpalosur nga trajneri Gjuka, mund të bëhet realitet.
Në dy ndeshjet e tjera, Teuta mundi fituesen e saposhpallur të Kupës së Shqipërisë Tirana Neptun ,e rezultatin 87-83, ndërsa në c135iftin tjetër, Kamza mundi Dinamon 89-67.