Friday, November 15, 2024

Shehi vlerëson Egnatian: Të lehtat në letër bëhen të vështira në fushë, nesër kemi dy mungesa të mëdha

Lexo

Tirana do të luajë nesër sfidën e javës së 20-të të Superligës ndaj Egnatias. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në orën 19:45. Ditën e sotme, trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur në konferencën për mediat dhe ka vlerësuar Egnatia duke u shprehur se në futboll nuk ka ndeshje të lehta.

Egnatia? “Në futboll nuk mendoj se ka ndeshje të lehta. Ato që shikohet në letër të lehta bëhen të vështira në fushë. Është një kundërshtar që vlen tre pikë, pavarësisht renditjes. Ata kanë lojtarë cilësorë brenda gjirit të tyre”.

Gjendja e skuadrës? “Gjendja është e mirë, atmosfera është e mirë. Nuk kemi vuajtur në aspektin e atmosferës këtë sezon, por gjendja fizike e lojtarëve nuk është 100 për qind, pasi dihet që na mungojnë Hoxhallari i dëmtuar dhe Seferi për shkak të kartonëve të verdhë”.

“Nuk mendoj se kemi vuajtur me Skënderbeun në minutat e fundit. E çuam ndeshjen 3-0 në 50 minuta dhe nuk mendoj se ka pasur kundërshtar që e ka bërë këtë kundër Skënderbeut. Sigurisht që pastaj disi ndryshon edhe motivimi, edhe mënyra e sjelljes në fushë. Ishte një ndeshje që ne e fituam ashtu siç deshëm”.

Seferi? “Taulanti është një nga lojtarët tanë kryesorë, i cili është i vetmi që i ka luajtur të gjitha ndeshjet. Edhe Hoxhallari është një nga shtyllat kryesore të skuadrës. Pesha e tyre është e madhe në skuadrën tonë, por kam besim se të gjithë lojtarët e tjerë që do të jenë në fushë do të bëjnë më të mirën që të mos ndjehet mungesa e tyre”.

“Përqendrimi duhet të jetë prezent gjithë kohën, pasi futbolli është i poshtër. Në momentin që ul vigjilencën, ul përqendrimin, mund të ndëshkohesh. Më pas kjo të sjell nervozizëm. Përqendrimi duhet të jetë maksimal, si këtë ndeshje, ashtu edhe ndeshjet e tjera që kanë emocione të tjera”, u shpreh Shehi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img