Saturday, September 21, 2024

(Video) Superliga U-19, Vllaznia-Partizani 3:2, kuqeblutë në krye me 4 pikë plus të kuqve

Lexo

Vllaznia U19-Partizani U19  3-2

(Shënues: Arval Maliqi 29′, Rigers Musaraj 54′, Mirsad Zahi 90’/Meçolli 60’, Wahal 88’

Formacioni Vllaznia: Kaçaj, Spahija, Qerpiku, Kapllani, Mujaxhi, Muhaj, Cungu, Maliqi, Delaj, Pjeshka, Musaraj. Trajner: Vioresin Sinani(U aktivizuan: Zahi, Repaj, Selmani)

E enjte 17 shkurt 2022, ora 14.00, Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër

Kampionati Kombëtar i Futbollit për Superligën e 19 vjeçarëve kishte në kalendar këtë mesjavë ndeshjen më të rëndësishme, atë Vllaznia-Partizani. Jo vetem pozitat në të cilat gjenden skuadrat në tabelën e klasifikimit, Vllaznia e para dhe Partizani i dyti, por edhe tradita e ballafaqimit të këtyre dy klubeve në vite e bënte këtë ndeshje të ishte në qëndër të vemendjes së opinionit sportiv. Ishte kjo arsyeja që krahas tifozëve të shumtë shkodranë, në shkallët e stadiumit “Reshit Rusi” janë parë të jenë edhe tifozë të ardhur nga Tirana për të mbështetur skuadrën e tyre të kuqe.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani dhe kolegu i tij Malvin Mecarovi e ka nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë, teksa ka gjetur golin e avantazhit që në minutën e 29-të me anë të Arval Maliqit, futbollist ky që falë vlerave që po paraqet në fushën e lojës ka tërhequr vemendjen edhe të ekipit të parë, i cili e ka ofruar në proçesin stervitor.

Me golin e Maliqit mbyllet pjesa e parë duke mbajtur në fuqi rezultatin 1 me 0 për Vllazninë. Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, kuqeblutë gjejnë shumë shpejt edhe golin e dytë, kur vetëm nëntë minuta nga fillimi i së dytës është Rigers Musaraj që tund rrjetën e portjerit mik Jaupllari.

Vllaznia i gëzohet thellimit të avantazhit vetëm 6 minuta, sepse miqtë nga Tirana gjatë një kundrasulmi në portën vendase shkurtojnë diferencen në 2-1 me golin e shënuar nga Meçolli.

Ndërkohë që Vllaznia është në kërkim të golit të sigurisë, është Partizani që fiton një penallti që vjen gjatë nga një përplajse mes portjerit Kaçaj dhe sulmuesit mik. Futbollistët kuqeblu reagojnë ashpër duke mos qënë dakord me vendimin e arbitrit.

Ekzekutimi i futbollistit me ngjyrë Wahal është i saktë dhe rezultati barazpeshohet në 2 me 2. Kjo i përket minutës së 88-të, dhe të duket se barazimi 2-2 do të qëndrojë në fuqi deri në mbyllje të krejt ndeshjes.

Vonesat e shumta gjatë lojës bëjnë që arbitri i katërt të ngrejë tabelën për 5 minuta shtesë, të cilat kalojnë shumë shpejt. Arbitri ka vënë bilbilin në gojë për të mbyllur ndeshjen, por lejon që Vllaznia të konsumojë edhe një goditje këndi. Pas harkimit të topit në zonë, portjeri i Partizanit e grushton topin duke e dërguar tek balli zonës, aty ku futbollisti shkodran, Mirsad Zahi godet fluturimthi duke e dërguar në rrjetë

3 me 2 për Vllazninë, e cila feston gjatë në fushën e lojës, ndërkohë që e njëjta gjë është edhe në tribunat e Reshit Rusit nga tifozërika e zjarrtë shkodrane.

Fitore kjo shumë e rëndësishme për djemtë e drejtuar nga Vioresin Sinani, të cilët i shkëputen në 4 pikë Partizanit që është edhe rivali kryesor duke udhëhequr kampionatin me 35 pikë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img