Saturday, September 21, 2024

Berat Gjimshiti, njeriu i ndeshjes mes Atalantës dhe Olimpiakosit

Lexo

Berat Gjimshiti i dha fitoren dje Atalantës, duke përmbysur 2-1 Olympiacos në Bergamo. Sfida e parë e 1/16 për Europa League pa mbrojtësin e Kombëtares të realizonte dy gola në dy minuta (61 dhe 63), për suksesin që vlen shumë në Europë.

“Toka e Xhimit”, ishin disa nga titujt pas ndeshjes, pasi Berati gjeti golat thuajse nga i njëjti pozicion në fushë. Pas ndeshjes, shqiptari u shpreh i emocionuar për dopietën dhe shpirtin që tregoi skuadra e tij në fushë.

“Folëm me njëri-tjetrin pas fundit të pjesës së parë për të kuptuar çfarë nuk shkonte. Thamë se duhej të zgjoheshim dhe të fitonim. Shpirti që treguam në pjesën e dytë ishte ai i duhuri.

Fillimisht jam i kënaqur për fitoren, na mungonte prej shumë kohësh në shtëpi. Ashtu siç më mungonte mua goli”, tha Berati pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img