Monday, November 25, 2024

KF Shkodra, pjesëmarrëse në turneun prestigjioz në Mal të Zi, “Mimoza Polino Cup 2022”

Lexo

FK Pomorac – KF Scutari 2-5(Shënues: Erjon Vajushi 2, Omar Gucija 2, Aron Sukaj)

Formacioni-KF Shkodra: Kevin Isufaj, Regis Sukaj(Kapiten), Ersil Isufi, Aron Sukaj, Omar Gucija, Erjon Vajushi. Trajner: Rudi Piraniqi(U aktivizuan: Rejan Muca, Roben Narkaj)

Igalo – KF Scutari 0-2(Shënues: Omar Gucija 2)

Formacioni KF Shkodra: Kevin Isufaj, Regis Sukaj(Kapiten), Ersil Isufi, Aron Sukaj, Omar Gucija, Erjon Vajushi. Trajner: Rudi Piraniqi(U aktivizuan: Rejan Muça, Roben Narkaj)

Me ftesë të Federatës Futbollit të Malit të Zi, futbollistët e KF Shkodra të kategorisë së 12 vjeçaëve  janë pjesëmarrës në Turneun prestigjioz në Mal të Zi “Mimoza Polino Cup 2022”.

Të drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi, futbollistët e vegjël të KF Shkodra, sot në ditën e parë të aktivitetit kanë zhvilluar dy ndeshje, të cilat i kanë fituar që të dyja.

FK Pomorac – KF Scutari, ka qënë ballafaqimi i parë për KF Shkodra. Një takim ky i dominuar plotësisht nga futbollistët shkodranë, të cilët në përfundim të ndeshjes kanë fituar me rezultatin 2-5. Dy më të spikaturit në këtë ndeshje kanë qënë futbollistet e KF Shkodra, Erjon Vajushi dhe Omar Gucija, të cilit shënuan nga dy herë në portën kundërshtare.

Me shumë sukses për KF Shkodra ka qënë edhe takimi i dytë, ku edhe pse kishte përballë një nga skuadrat e njohura të grupmoshave malazeze, Igalo, futbollistët shkodranë ka arritur të fitojë më rezultatin e pastër 2 me 0. Për këtë fitore ka menduar, Omar Gucija, i cili realizoi një dopietë në këtë ndeshje.

Turneu “Mimoza Polino Cup 2022” që po zhvillohet në Mal të Zi vazhdon edhe me takimet e tjera, ku padyshim, me dy fitoret e para, KF Shkodra është pretendente kryesore për fitimin e trofeut.

Marco RRAPO

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img