Salernitana-Milan përfundon 2-2, takim i vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Kuqezinjtë kaluan në avantazh pas vetëm 5′ me Messias, por u barazuan pak para gjysmë ore lojë nga Bonazzoli (29′), falë një daljeje të gabuar nga Maignan. Në pjesën e dytë, Djuric krijon iluzionin se mund të arrihet një fitore e madhe(72′), përpara se Rebiç të gjejë barazimin (77′). Një hap i gabuar për kuqezinjtë, të cilët dështojnë të fitojnë përballë skuadrës që mban vendin e fundit në klasifikim. Të dielën kundër Sassuolos, Interi mund të bëjë parakalimin në krye.