Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë mbrëmjen e së hënës me Spezian në Serie A në transfertën e Bolonjës. Futbollisti kuqezi arriti të shënojë gol në minutën e 10-të, pasi goditi saktë me kokë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.
Goli i tretë për Manajn këtë sezon, ndërsa sipas faqes së specializuar për statistikat “Sofascore” është vlerësuar me notën 7.4, më i miri në fushë për Spezian. Fatkeqësisht Spezia u përmbys nga Bolonja që përmbysi disavantazhin duke fituar 2-1.
Gjithsesi, sulmuesi shqiptar po kalon një moment të mirë dhe vazhdon të ruajë rolin e titullarit, teksa goli i shënuar mbrëmë ishte i treti për Manajn këtë sezon në Serie A. Forma e tij është edhe një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare në prag të rikthimit në fushë për ndeshjet e muajit mars.