Dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, Milan-Inter dhe Fiorentina-Juventus, do të jenë dy të fundit që do të luhen me rregullin e golit si mysafir.
“Il Messaggero”, shkruan që duke filluar nga sezoni i ardhshëm, me të njëjtin numër golash të shënuar në shtëpi dhe jashtë, ata që shënohen jashtë shtëpisë nuk do të vlejnë më dyfish.
Kështu ka vendosur Këshilli i Legës që u zhvillua të hënën. Prandaj Kupa e Italisë përshtatet me garat evropiane, të cilat tashmë këtë sezon ndryshuan rregullin që kishte qenë në fuqi që nga viti 1965.