Friday, September 20, 2024

(Intervista) Kruja, titullar ndaj Skënderbeut. Mesfushori zëvendëson Gurishtën në të djathtë të mbrojtjes

Lexo

Problematika e mungesave të titullarëve pritet të shoqërohet me disa lëvizje në formacionin kuqeblu për ndeshjen e radhës me Skënderbeun. Njëri prej këtyre ndryshimeve është edhe ai në repartin e prapavijës. Bëhet fjalë për krahun e djathtë, aty ku luan vazhdimisht kapiteni Erdenis Gurishta, por që në përballjen me korçarët mungon për arsye dëmtimi. Ashtu si edhe në rastet e tjera kur Gurishta ka munguar, edhe këtë radhë, stafi ka vendosur që në këtë pozicion të luajë mesfushori Erdenis Gurishta. Një rol, që në fakt, sa herë i është kërkuar të luajë për nevoja të skuadrës, Kruja e ka bërë në mënyrën më të mirë.

Arsid, të premten në Korçë për duelin shumë të vësshtirë, Skënderbeu-Vllaznia.

Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, pasi siç dihet Skënderbeu e ka ndeshje për mbijetese dhe i duhet medoemos pikët. Por, ne shkojmë atje me objektivin tonë për të marrë pikët maksimale, tre pikëshin. Gjithësesi, duhet vlerësu, pasi Skënderbeu është një ekip i mirë dhe me element cilësor.

Nga sa është parë në proçesin stërvitor, me mungesën e kapitenit Gurishta, stafi ka vendosur që në këtë pozicion të luani ju.

Po, besoj se do të jem në krahun e djathtë të mbrojtjes duke zëvendësuar kapitenin tonë Gurishta. Besoj e do t’ia arrij qëllimit që ta zëvendëesoj në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe pse jo të arrijmë edhe tek fitorja.

Në fakt, për Krujën nuk është i panjohur ky rol, sepse, edhe në ndeshje të tjera kur kapiteni Gurishta ka munguar, ju keni luajtur në këtë rol.

Është e vertete, pasi e kam bërë disa herë këtë pozicion në krahun e djathtë të mbrojtjes, por kjo është detyra e jonë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për Vllazninë sa herë na kërkohet aty ku ka nevojë, siç e kam thënë edhe më përpara.

Krahas Gurishtës, mungon edhe krahu i majtë i mbrotjes, Hakaj, por edhe trajneri Brdariç, që të dy të skualifikuar me kartonë.

Është një ndeshje që kemi shumë mungesa, si ne ashtu edhe Skënderbeu mesa di unë ka 2-3 mungesa. Por, ne kemi element të mjaftueshëm për t’i zëvendësuar secilin prej tyre, dhe besoj se do të arrijnë të bëjnë më të mirën në fushë.

Në kampin korçar luajnë edhe dy shkodran, si Belajdi Pusi dhe Ardit Nikaj që po bëjnë mirë tek Skënderbeu.

Ato kanë qënë lojtarë që janë rritë dhe kanë dhënë kontribut tek Vllaznia, por kështu është futbolli, sot je këtu dhe nesër diku tjetër. Por, besoj se këtë herë ato do të dalin me humbje dhe shpresojmë të fitojmë ne. I uroj suksese për ndeshjet në vijim.

Një javë kjo që përballë dy ekipet e vendit të parë dhe të dytë, siç është Tirana-Laçi, mund të përfitojë Vllaznia?

Po normalisht që kemi eksperiencen edhe të vitit të kaluar kur edhe pse ishim shumë të shkëputur dhe na iku kampionati. Kështu që duhet të besojmë deri në fund, sepse kampionati është i hapur. Ne do të luftojmë dhe do të japim më të mirën tonë deri në ndeshjen e fundit të kampionatit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img