Friday, November 15, 2024

Trajneri i Egnatias, Ramadani: “Duhet të tregonim se ishim vendas, 3 pikë shumë të rëndësishme kundër një rivali direkt”

Lexo

Zekerija Ramadani ka folur pas fitores 2-1 kundër Kastriotit. Trajneri i Egnatias deklaroit për Supersport:

“Duhet të tregonim se ishim vendas. 3 pikë ishin shumë të rëndësishme kundër një rivali direkt. Donim kontrollin e lojës. Nuk ishim shumë agresiv në fazën finalizuese. Në krahun e majtë s’arritëm të depërtonim. Ishte një ndeshje me shumë luftë sportive. Në fund u befasova sepse lojtarët dolën nga vetja.

Kartoni i kuq? Turi është një nga lojtarët më të disiplinuar që kam në ekip. Arritëm të shënonim. Kishim mundësi dyfishimi. Kur humb rastet ndëshkohesh. Më pëlqeu karakteri. Në minutat në vazhdim ne këmbëngulëm që të vinim te 3 pikët. Falënderoj tifozët për mbështetjen. Me këto 3 pikë qetësia do të jetë në nivelin e duhur. Një 3 pikësh shumë i vështirë.

Penalltia? Kemi punuar para Kupës me penallti. Krasniqi ishte i vetmi që e ka justifikuar vendin e titullarit. Në këto ndeshje duhet eksperienca dhe kjo bëri që ai të shënonte nga penalltia.

Stërvitjet i bëjmë pas analizës së ndeshjes dhe ato që mendojmë se nuk i bëjmë si duhet, i ndajmë në sekuenca. Tani duhet të përkushtohemi më shumë te finalizimi. Me të vërtetë krijuam sot. Por, duhet patjetër që të punojmë. Kjo nuk është hera e parë që humbim raste. Edhe në Shkodër ndodhi e njëjta gjë. Në stërvitje duhet të punojmë fort për të mos humbur të tilla raste”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img