Seralb Hotaj është talenti i radhës i AF Vllaznia që firmos kontratë zyrtare me KF Vllaznia. 19 vjeçari që spikat në repartin e sulmit po luan me sukses në formacionin e Vllaznisë B, ku me golat e tij ka kontribuar në gjashtë fitoret radhazi të kuqebluve të B-së, për të cilin trajneri Brikeno Bizi nuk ia ka kursyer vlerësimet për vlerat që ai po shfaq në fushën e lojës.

Me firmosjen e Hotajt, si dhe të talentëve të mëparshëm, mbrojtësit Spahia, portjerit Ndoj, etj, drejtuesit e klubit kuqeblu kanë shpalosur hapur synimet dhe objektivat e tyre për t’i besuar elementit të ri, i cili pritet të jetë një bazë e sigurtë për ekipin e parë.
“Seralb Hotaj firmos kontratën me Vllazninë! I formuar në akademinë tonë, hedh një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Një tjetër talent i akademisë që vijon rrugëtimin kuq e blu. Suksese, Seralb!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia.


