Egnatia fitoi 2-1 me Kastriotin për javën e 22-të në Superligë. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë u vendos në pjesën e dytë, me tre golat që u shënuan në 45 minutat e dyta. Krasniqi dhe Kaina nga 11 metra nuk gabuan, ndërsa në fundin e ndeshjes ishte Ademi që shënoi golin e fitores te vendasit. Egnatia me 22 pikë qëndron në vendin e 7, ndërsa Kastrioti mban vendin e 9 me 18 pikë.
Pas ndeshjes për Gol pas Goli, foli trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela.
“Ishte një ndeshje e interepretuar gabim nga ana jonë, e kishim përgatitur ndryshe. Duhet të bënim më shumë kur kishm topin, qarkullim më të dendur. Kaina ka punuar mirë në pjesën e parë. Më pas u lodhëm edhe kundërshtari krijoi hapësira. Pjesa e dytë ishte ndryshe.
Kur ne barazuam, kundërshtari u fik, pati black out. Duhet të kërkonim vertikalet që kemi punuar, sot si ekip nuk ishim mirë.
Kur bëjmë analizën, nuk themi që kur jemi 2-1 në fund nuk do ketë nervozizëm, janë futbollistët që duhet t’i menaxhojnë vetë.
Si nivel loje, pas golit të parë që pësuam u ngritëm në lojë. Nuk ka lidhje ndeshja me Tiranën, ka qenë një dozë euforie. Por nuk dua ta pranoj, doja të kishim entuziazëm. Na mungoi entuziazmi dhe besimi për të luajtur topin dendur. Nuk kishim fare në pjesën e parë. Lojtarët gjithë kohës rrinin poshtë dhe në presing nuk kishim dinamikë. Edhe penalltia ishte një gabim individual, nuk kam çfarë bëj.
Hussein 2 penallti të shkaktuara? Më besoni ose jo, një orë jam marrë me atë penallti me mbrojtësat. Ndodh sërish”, tha Çela.