Friday, September 20, 2024

Presidenti i Dinamos, Bardhi, mbështet skuadrën në pragsfidën me Vllazninë

Lexo

Dinamo do të luajë nesër kundër Vllaznisë në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Ndeshja Vllaznia – Dinamo është programuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 16:45.

Skuadra e Dinamos është duke kaluar një periudhë të vështirë, duke u renditur në vend të tetë të Abissnet Superiore pra në zonën e rrezikut, ndërsa tashmë është shumë larg objektivave të deklaruara në fillim të sezonit, që ishin kampionatet e Europës.

Aktualisht “blutë’ e kryeqytetit numërojnë tetë ndeshjet e fundit pa fitore dhe si pasojë në 22 javë kampionat ka mundur të mbledhë vetëm 20 pikë.

Kryeqytetasit i kanë dhënë fund sot përgatitjeve, ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti Adrian Bardhi. Kreu i klubit dinamovit ka ndjekur nga afër seancën stërvitore, ku ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër para lojtarëve.

“Dinamo vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Vllaznisë, e cila luhet ditën e nesërme në “Loro Boriçi”.

Presidenti Adrian Bardhi ka zbritur në fushë për të takuar skuadrën në fillim të seancës stërvitore, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për 18 herë kampionët e vendit.

Pasditen e sotme skuadra do të grumbullohet në qytetin e Shkodrës në prag të sfidës kundër skuadrës kuqeblu”, shkruhej në njoftimin e klubit dinamovit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img